Noka: I futët gishtin qytetarëve! PS ikën nga "Siguria"/VIDEO
Ëshë shoqëruar me tensione Komisioni i Sigurisë, teksa Flamur Noka, që i ka marrë mikrofonin Ermonela Felajt, duke u përplasur me të. Sherri nisi teksa temë diskutimi ishin dëmet e shkaktuara nga përmbytjet,ku Noka kërkoi llogari pse nuk u shpall gjendja e jashtëzakonshme. Ai i kërkoi Felajt të pushonte, duke e quajtur 'Salmonela', dhe që nuk mund t'i ndërpriste fjalën. VIDEO
Ëshë shoqëruar me tensione Komisioni i Sigurisë, teksa temë diskutimi ishin dëmet që shkaktuan përmbytjet në fund të muajit nëntor, ku demokratët i kërkuan llogari mazhorancës pse nuk ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Ka qenë deputeti i djathtë, Flamur Noka, që i ka marrë mikrofonin socialistes Ermonela Felaj, duke u përplasur me të.
Kjo e fundit është larguar nga mbledhja bashkë me kolegët e majtë, duke lënë në mbledhje vetëm opozitën. Teksa largohej, duke e cilësuar të turpshëm vendimin e Nokës, ky i fundit i kërkoi të pushojë se nuk i jep llogari asaj, duke shtuar se ka shumë si puna e saj dhe do të ketë sërish.
Noka: Pusho, s’ka nevojë me të dhënë llogari ty, sa ka pasur si puna jote këtu dhe sa do ketë. Mos iu bëni hile qytetarëve. Ju ju keni fut gishtin qytetarëve dhe nuk i shpërbleni, do merrni gishtin mbrapa. Fjalën s’ma ndalon dot mua jo Salmonela, po askush. O çun, pusho, ec aty.
Braimllari: E turpshme që të ikë mazhornaca nga komisioni. Jeni totalisht të corientuar dhe nuk ju interesojnë situatat e qytetarëve. Nuk është e vërtetë që përmbytjet kanë qenë më të pakta, por nuk i raportoni dhe i fshihni. Kjo tregon papërgjegjshmërinë tuaj.
Salianji: S’ka ndodhur ndonjëherë në historinë e parlamentarizmit që mazhoranca të braktisë detyrën se i kërkohet llogari nga opozita, nëse do dëmshpërblehen qytetarët. Asnjëherë nuk jemi bashkë dhe as nuk do të jemi, sepse këta mendojnë se e kanë qeverinë për të vjedhur vota. Ministrja të vijë e përgatitur.
d.c./shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
Po
54.9%
Jo
32.3%
Nuk e di
12.8%
Vota total: 650
Votat totale janë unike
Sondazhi i ditës:21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?