Deputeti i PD, Flamur Noka ka publikuar një foto të një pajisje, për të cilën thotë se është ajo që i është sekuestruar dje izraelitit Yoram Frig në Rinas, kur po tentonte që të largohen drejt Telavivit.
 
Sipas Nokës, pajisja përgjuese është IMSI CATCHER dhe e kanë dërguar në zyrën e Çipës në kundërshtim me ligjin, prandaj i bën thirrje prokurorisë që ta sekuestrojë.
 
Deklarata e Flamur Nokës dhe pajisja që sipas tij është sekuestruar
Skandal.Sot siguria kombetare ne kete vend eshte term inekzistent.Skandali që provokoi futja e IMSI CATCHER sot mori permasa te frikshme . Kapet ne Rinas nje shtetas i huaj ne tentative per te nxjerr jashte vendit nje pajisje pergjimi IMSI CATCHER .Policia e mban te fshehur qe nga dita e djeshme pasdite dhe pajisjen e kan derguar ne kundershtim te cdo procedure ne zyren e Cipes .Nuk dihet se sa kohe ka operuar kjo pajisje por nje gje eshte e sigurt qe ka hyj e ka dal disa her dhe qe sapo iku Saje Qorri u nguten ta largojne nga Shqiperia .Gjithashtu i bej thirrje prokurorise te nderhyje urgjentisht ne sekuestrimin e pajisjes sa nuk eshte vone e te zbardh perdorimin e saj dhe krimin e dyshuar te pergjimeve te bera.
 
Kjo eshte pajisja


pasija izraelitit
dy.b/shqiptarja.com