Noka: Mijëra ton hashash ruhen
në depo e magazina shtetërore

Noka: Mijëra ton hashash ruhen<br />në depo e magazina shtetërore<br>
Deputeti i PD, Flamur Noka ka deklaruar në "5 pyetjet nga Babaramo" në Report Tv se janë mijëra ton hashash të depozituara në depo dhe magazina shtetërore, të braktisura.  

Deputeti demokrat tha gjithashtu se opozita i sheh me skepticizëm shifrat e publikuara nga Guardia di Finanza dy ditë më parë sa i takon sipërfaqes së kultivuar me kanabis.  

"Pavarësisht asaj që thuhet, në Shqipëri sot janë të depozituara në depo mijëra ton hashash. Kjo ka qenë arsyeja që trafikantët të ulin sipërfaqet e mbjella në krahasim me një vit më parë. Edhe vjet kur Guardia di Finanza raportoi shifrat, qeveria nxitoi të thotë se kishte shkatërruar 99% të sipërfaqeve të mbjella. Ishim ne që e kemi denoncuar si një shifër të gënjeshtërt. Sepse na rezultoi se 0.2% paskësh qenë qindra ton, kjo ishte, apo jo? Dhe ajo që u tha vjet, na bën ne që të jemi skeptik. 

Janë mijëra ton hashash i depozituar nëpër depo. Në shumë vende, institucione shtetërore, magazina, ka hashash të depozituar, gati për t'u trafikuar"
, tha Noka.  

"Sota ka qenë me një person tjetër"
Deputeti i PD iu referua edhe arrestimit të biznesmenit Orest Sota pak ditë më parë në Elbasan. Ai tha se Sota ka qenë në automjet bashkë një person tjetër, prandaj edhe i ka ikur postbllokut të policisë.

"Në makinën e atij Sotës ka qenë dhe një person tjetër, prandaj i është shmangur kontrollit policor. Ka qenë dhe një person tjetër, dhe ky person ka ikur", tha Noka. 

Z.Noka, sipas të dhënave të Guardia di Finanza, në 2016 ishin 2086 parcela me kanabis, në 2017 janë zbuluar 88 sipërfaqe të mbjella. Ju duken të vërteta këto shifra?
Pavarësisht asaj që thuhet, në Shqipëri sot janë të depozituara në depo mijëra ton hashash. Kjo ka qenë arsyeja që trafikantët të ulin sipërfaqet e mbjella në krahasim me një vit më parë. Edhe vjet kur Guardia di Finanza raportoi shifrat, qeveria nxitoi të thotë se kishte shkatërruar 99% të sipërfaqeve të mbjella. Ishim ne që e kemi denoncuar si një shifër të gënjeshtërt. Sepse na rezultoi se 0.2% paskësh qenë qindra ton, kjo ishte, apo jo?. Dhe ajo që u tha vjet, na bën ne që të jemi skeptik. 

Unë ajo që mund tju them është se pavarësisht se çfarë thuhet në media, di t’ju them se në Shqipëri janë të depozituara në depo mijëra ton hashash. Kjo ka qenë arsyeja që janë ulë siperfqet e mbjella në krahasim me vitet e tjera. Qeveria vrapojë duke thën së është shkatërruar e gjithë sipërfaqja e mbjellw me hashash. Pra, ka një predispozitë si në çdo sektor tjetër, të falsifikoj dhe të mashtrojë më shifrat. Ajo që u tha vjet nga ana jonë është vërtetuar plotësisht.

Ku e dini ju që ka qindra ton të magazinuar?
Ku e dinim ne, përveçse gomonet që shpërthyen Adriatikun, filluan maunet që kalonin si të ishin me kunguj dhe jo me hashash, avionët gjithashtu. Janë mijëra ton hashash i depozituar nëpër depo. Në shumë vende, institucione shtetërore, magazina, ka hashash të depozituar, gati për t'u trafikuar. 

Kjo është vepër penale. Pse nuk dilni ta thoni p.sh që në Lundër ka hashash?
Ne edhe për Saimir Tahirin kur thonim se është i lidhur kokë e këmbë me drogën, ju thoshit, disa vegla, thonit që opozita s'ka prova. Doli e tha antimafia italiane se makina e Tahirit, AA 003 GB kishte imunitet diplomatik dhe nuk kontrollohej. Të gjitha ato që kemi thënë janë të vërtetuara. 

Sa drogë mund të transportojnë makina? 
Trafikantët nuk njohin limit, janë të pangopur. Këta që janë brenda makinës kanë imunitet, prandaj është makina. Në përgjimet e antimafies thuhet se nuk kanë guxuar të kontrollojnë makinën. Eshtë një makinë me status diplomati, pra ministri ka status diplomati. Kur kemi të bëjmë me makinën e ministrit, është e vërtetuar, nuk ka kontradikta. Koha është ilaçi më i mirë, thotë populli. 

Në makinën e atij Sotës ka qenë dhe një person tjetër, prandaj i është shmangur kontrollit policor. 

VIDEO/ Ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka thotë se në makinën e Sotës ka qenë dhe një person tjetër

Ai thotë që ka shkuar të blejë hekur?

Pse, ku jetojmë ne, në Kongo? Me 860 mijë euro kesh shkon ti dhe blen hekur? Ka qenë një person i dytë. Policia nuk njoftoi fare dhe e fshehu ngjarjen.  Policia është e zhytur.

Kur është e zhytur pse do ta ndalonte?
Është përpjekur të ndalojë një qytetar që iu shmang postbllokut.

Nëse do ishte i mbrojtur një telefonatë do ishte larg lirimit...800 mijë euro do i fshihte...
Ka qenë dhe një person tjetër, dhe ky person ka ikur.

Sota ka vënë në dispozicion SMS-të me pritësin e kompanisë, prit se do sjellim paratë...
Po ato patentat do i konvertonte në valutë? Edi Rama ka bërë ministër një njeri që adhuronte banditët.  

Si e shikoni dorëheqjen e kreut të SHISH Visho Ajazi Lika?
Sigurisht ishte një presion, e tha dhe vetë kreu  se ka qenë një presion, Në katër vitë shërbimi ka qenë një makinacion presioni nga ana qeverisë.

Në pikën kulmore të luftës ndaj kanabizimit, sipas jush pse duhej të ikte kreu i shërbimit?
E thashë se është një presion i madh ndaj këtij institucioni që kur kanë ardhë në pushtet.

Kanë thënë se krue i SHISH se ka qenë dhe i ka shërbyer si vegël e Partisë Demokratike ?
Të jeni të sigurtë që nuk i shërben askujt me njëanësi, prandaj ka një shans zero për ta bërë këtë. Po themi për një vend, i cili është vend anëtar i NATO-s fatmirësisht, pra ka një vëzhgueshmëri nga partnerët ndërkombëtar dhe nuk është e lehtë të bësh edhe sikur do duash ta bësh.

Në kohën kur ishe ministri i Brendshëm e dije ketë akuzë që po bën?
Unë kisha informacion që vetë Rama sapo mbaronte fushatën elektorale në takim me njerëzit ka drekuar apo darkuar me njerëz me probleme.

Është krijuar një lloj perceptimi se me ardhjen e Xhafaj, policia është vënë në shërbim të plotë dhe i ka shpallur luftë kanabisit?
Çdo aksion ka qenë i Prokurorisë  në bazë të informacioneve të marra në rrugën e tyre. Haki Cako  është kumbara i këtyre që thash, pasi sot e ke në krye  të Policisë së Shtetit. Hakiu e mbolli dhe e shiti, pastaj na cjen dhe thotë se po luftojmë luftën antikanabis. Është një zinxhirë i gjatë që bashkëpunon me organet e drejtuesve qendror në bashkëpunim me atë lokal. Di ti ndonjë drejtues policie që ka dhënë dorëheqjen, jo aspak.  Madje kanë shkuar deri aty që kanë  bërë institucionin e shtetit palë me krimin.

Ai ka kërkuar hajde ta bëjmë aksionin për të pastruar institucionin e poilicisë bashkë me opozitën?
Ne kemi koncept tjetër, ne e kemi për reformën rrënjësore dhe ajo do vullnet politik nga të gjitha palët. Në raportin e ambasadës  amerikane 2003-2004 këta drejtues ishin me dosje të zeza, sot Edi Rama i ka kthyer në krye të institucioneve , pra i kalbi të gjitha institucionet me emërime të tilla që ka bërë.

Thatë që do ketë një skandal, a mendoni se do ta shtoni krimin propagandistik, janë shumë që do të arrestohen, a mendoni që duhet ndarë mes asaj që është konfirmuar dhe asaj që është propagandë?
Po na thua që ne po bëjmë propagandë, është Edi Rama që është krye propaganduesi. Prandaj bëni durim se koha do ta tregojë. Këtë qeveri s'ke ku ta kapësh, pasi mban era krim në të gjithë drejtimet, kjo është situata.

VIDEO/ Noka, Bëni durim se koha do ta tregojë se d ketë skandale

Dokumenti që ka ardhur, thotë që nuk ka një hetim për Saimir Bashkim Tahiri?
Ai është një dokument i falsifikuar dhe për këtë të jeni të bindur dhe unë e them se sfida jonë është në luftë me djallin dhe djalli  është vetë Edi Rama.

Ju thoni se djallin e tregoni politikisht, por ndërkohë kemi një çështje penale, a po përdoret nga politika Prokuroria për këtë çështje?
Si mendoni ju, unë nuk e kam parë kurrë këtë dosje se skam ku ta shoh, makina e Sotës që u kap në Elbasan. Nuk ka qenë vetë Sota, por ka qenë dhe një person tjetër, Sota prandaj i është shmangur kontrollit të policisë. Ka qenë një person i dytë, policia nuk njoftoi çfare dhe tentoi ta fshihte. Edhe kur bëri deklaratën u përpoq ta fsheh, ka hequr dhe gjurmët, pra mendoj se nuk është larg ndikimit. Pra policia është e zhytur në këtë dhe jam i bindur.

Kur është e zhytur, pse do ta ndalonte policia?
Po pse e ka ditur, në momentin që lajmërohet salla, nuk mund ta fshihte të gjithë këtë, mund të fshehësh disa informacione shkarazi, por jo të gjithë historinë.

Sota ka lënë ka vënë në dispozicion dhe SMS me palën në të cilën do të shkonte tek pala e tregtimit të hekurit?
Po patentat e Saimir Tahirit do të shkonte për t'u shkrirë, personi që i kishte iku nga makina. Po të kishte një llogjikë minimale bie çdo gjë sepse nuk do të shkonte ish-ministri aty. Dy patenta, e mbani mend si ngërthente në media se nuk kam patenta dhe nuk kam pasur skaf. Skafin në Vlorë që e administronin Habilajt, ishte i zoti Tahiri. Ditën që u bë zhurma ishte mini jaht në Durrës që mbrohej nga policia. Sigurisht nuk e ka pasur në pronësi, por në varësi të disa drejtuesve policie.

Ju thoni se ky jaht, se është në pronësi të kovaleshencës?
Kam informacion, është një drejtor në Durrës që është përdor për të blerë vota dhe atij ia ka dhënë. Është drejtori i Kovalishencës në Durrës. 

VIDEONoka: Skafi i Tahirit, në emër të drejtorit të Kovalishencës në Durrës

Si e keni të vërtetuar këtë?
Kur lëvizim ne lëmë gjurmë në TIMS, pra lëjmë gjurmë, jo mik me shoferin, kush ia dha tenderin 2 milion euro, ai ia ka dhënë. U kap mat në sistemin TIMS.

VIDEOIsh-ministri i Brendshëm Flamur Noka: Rama po përdor Himarën për zhurmë dhe alibi

Ju shkuat për të mbështetur protestuesit në Himarë, e para shkuat vetë apo ishit i dërguar nga kreu i PD?
Edhe mediat bien në batakun madje bien vetë më qellim, Himara është territor shqiptar,  banohet nga shqiptarët, ai e ka kthyer në një parcelë për të vjedhur dhe për të mbuluar gjërat e veta. A është një parcele me alibi kjo situatë?, padiskutim që po përdoret për të mbuluar gjërat e veta për të bërë zhurmë, shkon kthehet, shkon kthehet. Rama ka dy gjëra ka një alibi e para dhe për të vjedhur pronat, unë si qytetarë dhe si politikanë të mos mbrojë qytetarët.

Ju jeni deputet i Kukësit, kur u ndërtua sheshi në qytet pse nuk protestuat?
Në Kukës nuk ka vlerë prona dhe sekserët e Edi Ramës nuk kanë leverdi për këtë, në Himarë kanë vlerë pronat. Banorëve u kanë shkuar sekserët të ardhur nga Tirana. Pse ju thanë ju se çfarë ju kanë thë ata sekserët që po thua?Ju nuk më thanë, sepse nuk doja se e kisha neveri. Janë të gjithë nga Tirana.

Tani çfarë të do bëni ju?
Ka një betejë frontale me krimin dhe drogën dhe mafien, kemi kërkuar qeveri antimafia. Në këtë vend zoti Baabaramo mbizotëron vullneti i krimit jo i qytetarit. Koha vërtetojë të zezën mbi të bardhë. Votat janë shantazhuar, ose janë blerë, janë shatazhuar nga bandat dhe nga qeveria, janë blerë votat nga qeveria dhe krimi me para krimi. Kjo është një qeveri e pasqyrës së krimit. 

Çfarë është një qeveri atimafia?
E rëndësishme është që të bjerë kjo qeveri, pra duhet të ketë mandat për të luftuara krimin dhe drogën dhe nuk duhet të fusë kokën si struci. Ministri italian është një diplomat dhe ai është shumë i kujdesshmë, e tha një gjë të madhe , tha të luftohet krimi. Per një shtët demokratik, të vijë një ministër tjetër dhe të vendosë gishtin tek plagët tona, kjo është një dëshmi e rëndë. Të kapen kapot e drogës, sepse sjanë kapur akoma.

E keni diskutuar në forumet, në parti, do të ketë protesta, çadër siç e keni bërë ?
Në rast se kjo qeveri do të bëjë veshin e shurdhët, kjo qeveri ka rënë. Kjo qeveri ka rënë moralisht, hajde zbresim bashkë në bazë dhe cgafrë po thonë. Tani po vendosin dhe taksë dhe po e shkatërrojnë ekonominë e qytetarëve. Ne kemi kërkuar largimin, por ne hapat nuk është se nuk i kemi të qartë për të larguarkëtë qeveri.

Si do ta arrini këtë?
Në ambientet tona nuk e ndien, por në bazë e ndjen. Qytetari ka punuar tërë jetën dhe nuk ka bukë të hajë e kupton se çfarë do të thotë, ndërsa ministri ka punuar katër vite dhe shikoni se çfarë pasuri ka marrë.

Redaksia Online
I.Q.N.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)