Noka: Qeveria pjesë e përgjimeve
ndaj SHISH s'e informoi Ramën

Noka: Qeveria pjesë e përgjimeve<br />ndaj SHISH s'e informoi Ramën
Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka shpjegon arsyen sepse kreu i SHISH, Visho Ajazi Lika nuk informoi kryeministrin Edi Rama për skandalin e përgjimeve. Ish ministri i Brendshëm tha tek "5 pyetje nga Babaramo" në Report Tv, se SHISH nuk mund të njoftonte qeverinë për një shkelje ligjore ku ishte i përfshirë direkt ekzekutivi.

"Kreu i SHISH nuk mund të informonte Kryeministrin për pajisjen e përgjimeve, por ai ka vënë në dijeni Prokurorin e Përgjithshëm", tha Noka. 
 
Sipas Nokës, Presidenti e ka thirrur kreun e SHISH pas informacioneve që ka marrë për këtë skandal.
 
Deputeti demokrat thotë se për këtë skandal, që për të cilin është cenuar Siguria Kombëtare, duhet të ishin prapa hekurave përgjegjësit e një veprimi të tillë.
 
Noka tha gjithashtu se Prokuroria është penguar ne hetim sa kohë nuk i është vënë në dispozicion pajisja e përgjimit.

Z.Noka, gjatë javës së kaluar, vendosët në qendër të opinionit publik thirrjen tuaj ndaj Ministrit Tahiri, Prokurorit të Përgjithshëm për përgjimit. Pas hetimit, a mendoni se e gjithë ajo që ngritët si opozitë ishte një stuhi në gotë?
Sot jemi më të bindur për të zbardhur këtë çështje, është skandali më i madh që ka ndodhur ndonjëherë. Është futur një pajisje në mënyrë të paligjshme, e përdor edhe për trajnim për përgjim, qoftë edhe për trajnim te e-mail është e paligjshme. Ligji e cilëson në mënyrë taksative që Prokuroria është e vetmja përgjegjëse.  
 
Në bazë të Konventës së Vienës, që parashikon të drejtat e trupit diplomatik mund të kalohet ne doganë pa u deklaruar?
Nuk ka konventë që lejon kalimin e pajisjeve përgjuese në vend. Kështu që dikush duhet të mbajë përgjegjësi dhe të shkojë pas hekurave. Drejtori i policisë e tha live që nuk ka lidhje me këtë pajisje, Ministri tha që ka një pajisje që kontrollon e-maile. Është shkelur rëndë ligji, është rrezikuar siguria në vend.
 
Në kohën kur ishit Ministër i Brendshëm a trajnoheshin policët?
Në kohën që kam qenë unë janë trajnuar gjithmonë por jo për çështje përgjimi , janë trajnuar për kapacitete , për kapjen e kriminelëve, për qitje disa lloje stërvitjesh por nuk ka pasur kurrë për çështje përgjimi.
 
Si Drejtori si Ministri, ju deklaruan se pajisja që zotëron Interforca italiane nuk disponon soft përgjimi por gjurmimi?
Emsy catcher është një pajisje super modern, soft-i mund të përshtatet si të duash. Nuk është ndonjë shkencë e madhe. Po ju them me siguri është përgjuar, te gjithë janë përgjuar. Në një shtet normal, përgjegjësit shkojnë përpara drejtësisë. Ky diskurtim kërkon përgjegjësin.
 
Ju përmendët Watergate, por në Watergate u gjenden pajisjen?
Ata kishin metoda të vjetër dhe u gjendën, edhe sot është gjetur pajisja. Pse nuk u dorëzua pajisja.
 
Ju thoni që Prokuroria është bllokuar gjatë hetimit?
Prokuroria është penguar gjatë hetimit duke mos i dorëzuar pajisja.
 
Si mund të dorëzojë pajisje policia, diçka që nuk e ka, pajisja zotërohet nga italianët...
A mund ten a ofronte dikush një dokument që të na tregonte që kjo zotërohet nga të tjerët. Ajo është futur në mënyrë ilegale. Drejtori i Policisë duhet të shkojë në burg për mos dorëzimin e pajisjes.
 
Ju e pyetët Prokurorin e Përgjithshëm gjatë hetimit dhe ai e mohoi se ka pengim nga policia?
Une i besoj medias, për sa kohë që media thotë qe Prokuria ka çuar dy oficerë tek Drejtori i Përgjithshëm dhe ai ka refuzuar të dorëzojë pajisjen. Ai ka gënjyer për egzistencën e saj.

Ku ndodhet pajisja?
Pajisja ka qenë deri ditën e enjte nën menaxhimin e Ministrisë së Brendshme, më pas është kaluar tek Interforca. Sot është atje. Tani a mund të jetë përfshirë oficeri i Interforcës, kemi të dhëna për këtë.
 
Çfarë interesi ka Shefi i Interforcës italiane për të përgjuar opozitën shqiptare?

Unë nuk thashë që po përgjon, por mendoj se çfarë e lidh këtë zotëri me Ministrin Tahiri dhe me Çakon. Çfarë kishte këtu për të fshehur? Ne nuk po e akuzojmë, por po ngremë një pikëpyetje. Çfarë e shtyn që të fshehë krimin e Tahirit dhe Çakos?
 
Ai u thirr dhe nga Presidenti, çfarë informacione keni?
Unë nuk kam informacion, këto janë çështje që i përkasin Presidentin. Unë kam vetëm një shqetësim, çfarë e shtyu Grillon t’i dilte në mbrojte Tahirit dhe Cakos?
 
Kishim një lloj përplasje, rasti i Visho Ajazi nuk informon direkt kryeministrin por informon Presidentin?
Nuk është kështu siç thoni ju, ky është skenar i gatuar në kuzhinën e qeverisë për t’ju serviur publikut. Shefi i Shërbimit pasi ka marrë informacionin, do informonte Prokurorin e Përgjithshëm. Do thoni ju pse nuk e informoi Kryeministrin. Këtë e ka pasur për detyrë Drejtori i Përgjithshëm të informojë për pajisjen e përgjimit. Presidenti me burime të tija është njoftuar për këtë çështje dhe më pas ka thirrur Kreun e Shërbimit, por mund ta bënte këtë gjë edhe Kryeministri por nuk e bënte se ishte pala.
 
Në mënyrë institucionale, Shefi i Shërbimit pse nuk njofton Kryeministrin për përgjimin e prezumuar?
Shefi i Shërbimit nuk ka njoftuar për përgjim. Ai ka njoftuar për informacione për ekzistencën e një pajisje të mundshme përgjimi në territorin e Shqipërisë. Kjo është detyra e tij. Por duhet thërritur për informacione të mëtejshme.
 
Çfarë mendoni se do të ndodhë më tej?
Duhet zbuluar e vërteta por që të zbulohet e vërteta duhet të dorëhiqen Ministri Tahiri dhe Drejtori Çako. Të zbardhet historia, sepse ata do të pengojnë hetimit.
 
Do bëni konkluzione ju?
Ne i bëmë konkluzionet, pajisja është pajisje përgjimi. Ajo është përdorur në kundërshtim me ligjin. Ajo është fshehur në momentin që Prokuroria e ka kërkuar. Fshehja është shkelje e ligjit që bie mbi Çakon dhe Tahirin. Ne do të bëjmë çmos që të zbardhim këtë skandal.
 
Do kërkoni një hetim edhe nga Parlamenti Italian?
Patjetër që po, do bëjmë kërkesën. Në rastin që Ministri dhe Drejtori donin të bënin një krim çfarë e shtynte Grillon t’i mbronte ato? Çfarë lidhje ka me ta? Mbetet në kuadrin e pyetjes.
 
Pse këmbëngulni kaq shumë tek lufta e hashashit, kur ata mendojnë se shifra e kapur e hashashit është sasia më e madhe e kapur ndonjëherë?
Kjo është e vërtetë, sepse është gjelbëruar çdo cep i Shqipërisë. Kudo ka hashash, një rast i fundit është në Dibër. Është 5-fishuar mbjellja e hashashit, është rrënjë vietnameze që rritët shpejt.
 
Ka nisur Interforca të fotografojë?
Jo nuk ka nisur,duhet të vijnë më shpejt. Qeveria duhet t’i kërkojë të vijë sepse pot e vinë në korrik nuk do gjejnë asgjë sepse është korrur . Jemi bërë gazi i botës. Jemi kthyer në kohën 2000 që shqiptarët kanë filluar të kryqëzohen si banditë, kriminelë që e mbushin Europën me drogë. Sivjet të gjitha bandat paguajnë 30% tek Ministri të Brendshëm.
 
Si e vërtetoni ju këtë?
Mund të dërgoni një gazetar në terren, dhe do ju thonë që paguajnë 30% ministrit. Mund të shikoni që oficerë policie ruajnë 24 orë parcelat e hashashit.

 
Zoti Noka në pjesën e dytë të bisedës do doja të përqendroheshim te procesi i dekriminalilzimit. Keni pretenduar se 19 deputetë  të kësaj maxhorance do të prekën nga ky ligj...

Deri tani nuk është prekur dhe janë dorëzuar në Komisionin e zgjedhjeve deklaratat e gjithë deputetëve dhe asnjë deputet nuk e prek ky ligj ndërkohë që prek disa kryetarë  bashkisë që janë  si të njërës palë ashtu edhe të tjetrës. Disa kryetarë i prek të mazhorancës që janë të përfshirë në  trafiqe  dhe në afera kriminale  në Itali dhe vendet  e Europës. Disa deputetë siç i di ti  nuk janë më as në parlament. Disa të tjerë kanë fshehur të dhënat. Mos u mërzit do të dalin të gjitha. Është e vërtet që disa deputetë nuk janë më në atë sallë për këtë arsye? Janë dhe disa të tjerë që kanë fshehur të dhënat në formularë, të mazhorancës, të deklaruara publikisht nga Partia Demokratike. Bëni durim se kjo është një betejë, një kauzë që ne nuk e lëshojmë. Shqipëria ka nevojë urgjente, është domosdoshmëri për të shpëtuar shtetin, pushtetin në këtë vend nga kthetrat e krimit. Ndryshe jemi duke dhënë një mesazh të keq se ky vend  nuk bëhet. Që të japim një mesazh  që ky vend bëhet puna e parë duhet pastrim krimi, të ndajmë krimin nga politika të ndajmë krimin nga shteti të ndajmë krimin nga pushteti  dhe pastaj të ecim.
 
Është i saktë ky mesazh. Por, a mendoni se e keni bërë të dyja palët?
Nga Partia Demokratike unë nuk di të keni parë  apo të keni qoftë edhe një  njeri të tillë.
 
Ka dhe kryetarë bashkie edhe deputetë që kanë probleme?
Jo nuk ka asnjë.  Në rast se quani ju deputetë Palokën apo Ristanin të cilët i ka dënuar gjykata për shpifje ndaj Edi Ramës  dhe e quani këtë të inkriminuar pastaj kjo është histori tjetër.
 
Jo, jo po flas për rast deputetësh dhe kryetar bashkish të së djathës...
Më thoni nuk ka asnjë të PD së që ka problematika të tilla, në rast se do dali qoftë edhe një Flamur Noka apo kushdo duhet të iki me vrap.
 
Ju thoni më thoni ju një emër, ndërsa unë ju them thojini ju publikut një emër tjetër që pritet të dalë  veç atyre të treve?
Unë nuk them asnjë emër sepse janë të gjithë  me të dhënat që i disponojmë në dhe të dhënat i kemi jo të pakonfirmuara kështu avash avash jemi duke kontrolluar.
 
Si e keni krijuar këtë databazë të dhënash?
Një forcë politike që ka qenë  në pushtet dhe që është forca  më e madhe opozitare  sot në vend  i ka të gjitha akseset  dhe mundësitë për të mbledhur informacionet. Mos kujtoni se nuk i ka qeveria. Edi Rama mbyll sytë dhe ndihet shumë më i realizuar kur rri me një bandit me një trafikant sesa me ty dhe me mua. Për këtë të jeni të sigurt dhe s'besoj se ju nuk keni informacion.
 
Ku keni arritur në këtë konkluzion?
Unë disponoj informacionet. Informacionet janë këto dhe e kam thënë dhe në parlament nuk e kam gjë të fshehur kam qenë ministri i brendshëm  në fushatën e 2013  dhe besoj se e dini dhe më vinin informacionet që në çdo qytet  ku ekzistonin banda pas mitingjeve Edi Rama ulej hante, pinte  dhe lumturohej  me të  gjitha bandat duke ju thënë biles se e keni takuar ndonjëherë kryeministër ju Saliun, jo se njohim Saliun thoshin ata vetëm nga televizori. Ja ku e keni kryeministrin e ardhshëm.
 
Ose ju e mbani në përgjim shefin e opozitës ose jeni duke e bllokuar politikisht...
Nuk mund ta mbash në përgjim se nuk e le ligji dhe po të lejojë ligji është kot sepse ai i bënte ashiqare nuk i bënte fshehurazi, ulej nëpër restorantet e qyteteve dhe pinte  me politikanët e vet. Kjo është historia nuk ka nevojë për përgjim. Ishte ashiqare, nuk është se ky ja thoshte dikujt në vesh, ja thoshte publikisht në mes të lokalit ku ishte kamerier, banakier kishte njerëz të tjerë që hanin bukë. Nuk kishte nevojë për përgjim ishte ashiqare në disa qytete të Republikës së Shqipërisë.
 
Në cilat qytete?
Në disa, ja kam thënë në parlament një për një. Kjo është veneracion për botën e krimit. Zoti Babaramo, Edi Rama krimin e organizuar e konsideron biznes, nuk e konsideron  të keqe. Edi Rama të gjithë  njerëzit e botës së krimit i  që kanë para i konsideron biznesmenë. Nuk i konsideron botë krimi. E ka konceptin. Nuk është se ju nuk keni informacion rreth kësaj.
 
Të kisha informacion do t'i denoncoja...
Zoti Babaramo me pozitën që ke ti unë të mirëkuptoj, por e dinë të gjithë...Si ka mundësi që Fatos Nano  ishte kryeministri i këtij vendi, ishte kryetar i Partisë Socialiste, erdhi në pushtet nga '97 që  valonte lufta e bandave e rrugeçërve dhe armët ishin sheshit. Pse nuk e mbushi parlamentin me krimninelë sepse nuk kishte  veneracion krimi. Me të gjithë të metat që kishte ai  veneracion dhe krim nuk kishte. Si ka mundësi ky e bëri  1 të 3 e grupit njerëz të inkriminuar apo të lidhur me krimin.
 
Folët që në 97 armët ishin sheshit e kështu me radhë. Si ju duket propozimi  i ish- kryeministrit Berisha  dhe  në atë kohë keni qënë ministër  ju i rendit dhe ai Kryeministër, është diskutuar kjo ide dmth që populli jonë të ketë  të armatosur...
Është një tezë  që e ka hedhur  ish- kryeministri Berisha  dhe mund të përgjigjet  vetëm ai për arsyet pse e ka hedhur  si e gjykon  dhe si e sheh. Unë nuk mund  të hyj në mendjen e kryeministrit tim, se ai ka qenë Kryeministri im.
 
Ju keni mendjen tuaj...
Për këtë zoti Babaramo mund të thërrisni ish- kryeministrin  dhe  mund të përgjigjet vetëm ai për arsyet si e  gjykon dhe si e sheh dhe nuk mund të hyj në brendësi  në mendjen  e kryeministrit tim. Për këtë mund të thërrasësh ish- kryeministrin dhe ta diskutosh këtë temë për të cilën mund të flasësh sepse  nuk di asnjë arsye ça ka pasur parasysh dhe nuk jam në gjendje t'ju them të hyj në këtë çështje  të jem i sinqertë.
 
Për reformën në drejtësi  do mendoni se do kalojë  apo  jemi kthyer në pikën e vdekur  siç thotë Zoti Xhafa pas kërkesave dhe projekteve?
Reforma në drejtësi do të kalojë dhe duhet të kalojë  dhe është emergjente.
 
Përse nuk e jepni konsensusin?
Kështu është çështja zoti Babaramo, kush nuk jep konsensusin. Ata kanë një draft dhe kemi një draft. Të japin dhe ata konsensusin tonë, se çfarë ndodhi. Komisioni i Venecias ka dhënë një version ka dhënë ca vendime dhe ne nuk kemi kërkuar as më shumë as më pak  dhe tu referohemi atyre. Qeveria po përpiqet  të bëjë një draft  dhe ta paraqesë dhe ne të biem dakord. Kjo nuk ndodh, se ky drafti i qeverisë, kërkon kontroll të Edi Ramës. Kjo është e papranueshme. Ju e mbani mend dhe s'mund ta kundërshtojë kush këtë e bërë dhe me byro Kombëtare  të hetimit. A e mbani mend  qe kishin draftin  dhe thoshin  hajde votojmë byronë sepse  ja ku e kemi  që të ishte Saimir Tahirin. ky ishte drafti i tyre. Draft kriminal. Ne ju thamë do ja bëjmë byronë po jo kështu  dhe siç u bë  ndryshoi byroja. Edhe për reformën ja u kemi thënë  do ta bëjmë po jo me disa pika.
 
Shkoni votoni rekomandimet e Venecias?
Kemi thënë që do ta bëjmë  duhet të ketë ndryshime siç pati te byroja e hetimit do të ketë dhe këtu. I kemi pasqyruar këto ndryshime dhe i kemi shqyrtuar  dhe i kemi pasqyruar në draftin tonë  dhe hajdeni votoni ja ku është. Të këtë të njëjtin fat me byronë. Ata janë të mirëpritur  por ata s'dinë ça bëjnë  dhe të vijnë  ta votojnë draftin që kemi paraqitur. Është pikë për pikë bazuar në Komisionin e Venecias.
 
Kjo është për ta nisur nga e para?
Është projekti i komisionit të Venecias të cilës e kemi parë, ka një gjë  edhe për Byronë e Hetimit kështu thanë ata në pikën 0. Por, rezultoi që nuk ishte pika zero.
 
Zoti Noka, çfarë po ndodh  me strukturat e organizimit të Partisë Demokratike?
Kam qenë për një kohë të gjatë  sekretar organizativ  dhe jam njohës i  mirë  i aspektit organizativ  dhe institucional te Partisë Demokratike kështu që  mund t'ju them se Partia Demokratike  ka analizuar  zhvillimet politike dhe  ka analizuar  aspektin  e funksionimit  të strukturave organizative  në mënyrë të detajuar për të gjithë degët  dhe ka arritur në konkluzionet  që edhe për tu përshtatur statutit që i detyron  forcën  tonë politike  të jetë forcë  që funksionon në bazë të territorit  dhe ka rritur  duke realizuar dhe rezultatet të marrë një vendim që 35 degë  të gjithë territorit  të hynë në një proces zgjedhor. Këto 35 degë dhe pjesa tjetër ka një proces rifreskimi.
 
Përse duhet tu ndërpritet mandati atyre që janë zgjedhur?
Për shkak se  në një degë që ka qenë një degë  dhe sot janë krijuar 4 bashki sigurisht që do bësh ndryshime për ta përshtatur. Edhe në disa raste ka pasur problem rezultativ elektoral.
 
Ka një debat që ka shpërthyer, që janë ata të zgjedhurit rishtas në strukturat politike që thotë se me ish ministrat e qeverisë së mëparshme që na çuan në humbjen e zgjedhjeve në 2013-ën, ne nuk mund t’i fitojmë zgjedhjet...
Nuk është debat ky. Të jeni i sigurt. Këtu është një individ i cili sapo ka hyrë dhe nuk ka kuptuar se çfarë ndodh në këtë forcë. Do ta kuptojë që në forcën tonë politike njeriu vjen me kontribute, me vlera, me punë, respekton të tjerët.
 
Është mbështetur edhe nga disa kryetarë degësh...
Nuk di të jetë mbështetur nga kryetarë degësh. Është një individ i cili ka filluar të reflektojë. Nuk është çështje partizanllëku. Është çështje pak më e thellë. Një forcë politike ka rregulla,  mënyra sesi ecën karriera, si e përcakton vendin tënd në atë forcë. Ndonjëherë edhe i mëson.  

Redaksia Online
xh.k/m.ç/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase