HAS- Ministri i Brendshëm, Flamur Noka, ka reaguar nga fshati Golaj në Has, ndaj akuzave të Lëvizjes Socialiste për Integrim, e cila e ka denoncuar atë për akte terrori ndaj simpatizantëve të saj. Në reagim Noka është shprehur se LSI po përpiqet të blerë vota, dhe për këtë arsye do të përballet me ligjin.
“Ligji ndalon çdo formë shantazhi apo trafikimi të votës së qytetarëve dhe struktura e Policisë së Shtetit është më e vendosur se kurrë për të garantuar procesin zgjedhor të lirë, të ndershëm, transparent dhe konform standardeve ndërkombëtare. Kushdo që do tentojë të prishë lirinë e votës dhe standardet do përballet me forcën e ligjit. LSI duhet ta dijë që marrja e votave me blerje dhe devijimi korruptiv i vullnetit të qytetarëve do ngelet një ëndërr e prishur pasi kuksianët, hasjanët dhe tropojanët nuk i kanë blerë dhe nënshtruar as hordhitë serbe e as diktatura e jo trafikanti kandidat i LSI”, u shpreh Noka.
Më tej, në reagimin e tij, ministri i Brendshëm i bëri thirrje LSI “të ndërpresë këto tentativa kriminale se ndaj çdokujt që do tentojë të blerë votën do të veprojë ligji dhe vetëm ligji”.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com