Debati Noka-Xhaçka
Noka: Si ja dhanë mamit tënd licencën e noterisë?
Xhaçka: Nuk më komplekson, vazhdo gjithë ditën. Do të vijoj që të them të vërtetën me ‘daci baut’ tuaja politike. Doni të dëgjoni, apo do të bëni thashetheme pazari? Meçollari nuk ka dosje por thashetheme. Ju Zoti Noka si spiun i serbëve duhet ta dini shumë mirë këtë. Pjesëmarrja në takimin e Korçës është bërë me lejen e ministrisë.
Meçollari ka hyrë në përgjim vetëm një herë, për të vërtetuar letrat anonime dhe po ua them, që nga ai përgjim nuk u përgjua vetëm Meçollari, por edhe përfaqësues të ambasadave dhe vendeve të NATO-s. Ka qenë një turp i jashtëzakonshëm dhe nëse po u dilni për zot atyre që ka bërë ai shërbim i turpshëm, kjo nuk është në nderin tuaj. Pjesëmarrja e Meçollarit në takimin e Korçës është bërë me autorizimin e Ministrisë së Mbrojtjes.
d.b/shqiptarja.com