Noka: Skafi i Tahirit, në emër të
drejtorit të Kavalishencës në Durrës

Deputeti i PD, Flamur Noka ka denoncuar në "5 pyetjet nga Babaramo" në Report Tv se ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri zotëron një skaf, i cili është në pronësi të drejtorit të Kavalishencës në Durrës.  

Noka tha se Tahiri mashtroi opinionin publik kur deklaroi se nuk zotëron patenta apo dhe mjete lundrimit. Sipas deputetit të PD, skafi i Tahirit mbrohej nga policia në Durrës. "Dolën dy patentat, e mbani mend si ngërthente në media se nuk kam patenta dhe nuk kam pasur skaf. Skafin në Vlorë që e administronin Habilajt, ishte i zotit Tahiri. Ditën që u bë zhurma ishte jahti në Durrës që ruhej nga policia. Sigurisht nuk e ka patur në pronësi por në emër të drejtorit të Kovalishencës", tha Noka.

Ju thoni se ky jaht është në pronësi të Kavalishencës?
Kam informacion, është një drejtor në Durrës që është përdorur për të blerë vota dhe atij ia ka dhënë. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 21 Janar, 08:38

    14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Po strehohej në Kosovë për shkak të luftës, ndërron jetë gazetarja ukrainase

Po strehohej në Kosovë për shkak të luftës, ndërron jetë gazetarja ukrainase