Noka: Të shkarkohen Tahiri e Çako
pengojnë hetimin e përgjimeve

Noka: Të shkarkohen Tahiri e Çako<br />pengojnë hetimin e përgjimeve
Deputeti i PD, Flamur Noka, kërkoi arrestimin e Ministrit të Brendshëm dhe drejtorit të Policisë së Shtetit, Haki Çako, për çështjen e përgjimeve. Sipas tij, dy zyrtarët e lartë po pengojnë hetimet për zbardhjen e të vërtetës rreth përgjimeve.
 
"Drejtori i Përgjithshëm i Policisë ishte memec dje në komisionin. Duhet të japë dorëheqje e të arrestohet. Të arrestohet edhe ministri i Brendshëm. Duhet të arrestohen sepse po pengojnë hetimet për skandalin e përgjimeve", u shpreh Noka.
 
Ndryshe nga sa pretendoi ministri i Brendshëm Saimir Tahiri se nuk ekziston një pajisje përgjimi, për demokratët përgjimi ka ndodhur dhe se ka prova të cilat do të dalin.  
 
“I kemi të dhënat! I kemi informacionet! Është përgjuar! Janë përgjuar politikanë, ambasadorë. Erjon, je përgjuar edhe ti! (i drejtohet Erjon Braçes pas reagimit të tij nga salla)”,
tha Noka.
 
Nënkryetari i Komisionit të Sigurisë dha edhe detaje sesi ka hyrë pajisja në vendin tonë, madje edhe për mjetin me të cilin është transportuar.
 
Pajisja ka hyrë dhe ka hyrë me një mjet BMË X5 ngjyrë e zezë dhe ka qarkulluar edhe nëpër kryeqytet”, deklaroi ai.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Peja si Lazarati! Kapen 1 ton kanabis, ska të arrestuar

Peja si Lazarati! Kapen 1 ton kanabis, ska të arrestuar