TIRANE- Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka ka akuzuar ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri se gënjen për shifrat e krimit në vend. Ndërsa nuk ka kursyer as akuzat ndaj drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Artan Didi. Në një deklaratë për shtyp, deputeti Noka tha se “nga shtatori deri më tani janë 51 të vrarë, ndërsa ministri Tahiri thotë se janë vetëm 34”. Sipas deputetit demokrat këto janë “këmbana alarmi, për rënien e autoritetit të policisë, uljen e zbulueshmërisë dhe rritjen e krimit nën këtë qeverisje”.
“Ministri i Brendshëm krekoset se vrasjet me ardhjen e tij në pushtet janë vetëm 34. Ndërkohë që Shqipëria është nën terrorin e maskave dhe tritolit, Ministri i Brendshëm ngrihet e krihet. Është skandaloze kurajoja që ka ky zyrtar i lartë i vendit për të gënjyer. Nga shtatori e deri sot që flasim, janë 51 të vrarë. 51 viktima të krimit, që tregojnë jo vetëm pasigurinë në vend, por e nxjerrin Ministrin një gënjeshtar të paskrupullt. Tahiri thotë se në Janar, ka 11 të vrarë. Në fakt janë 17 të vrarë. Të dhënat e tregojnë këtë. Këto janë ngjarje të rënda dhe kur shoqërohen edhe më gënjeshtrat e Ministrit të Brendshëm bëhen këmbana alarmi, për rënien e autoritetit të policisë, uljen e zbulueshmërisë dhe rritjen e krimit nën këtë qeverisje”, tha Noka.
Deputeti i PD-së tha se “Partia Demokratike ka denoncuar në vijimësi gënjeshtrat e Ministrit dhe fshehjen që ai u bën ngjarjeve të rënda”, duke sjellë një ngjarje të ndodhur në Shkodër, ku sipas Nokës është grabitur Zyra Qendore e Postës, por ngjarja nuk është bërë publike.
“Dje në orët e para të mëngjesit, në Shkodër, një grup i armatosur dhe i maskuar, ka hyrë me forcë dhe ka marrë paratë që gjendeshin në zyrat qendrore të postës. Ngjarja nuk është bërë e ditur nga policia. Të gjitha këto manipulime të Ministrit dhe Drejtorit të Policisë, jo vetëm nuk e përmirësojnë rendin dhe sigurinë, por nxisin edhe më shumë kriminalitetin dhe i bëjnë ata palë me keqbërësit”, vijoi deputeti Noka.
NOKA: DIDI NUK ËSHTË DREJTOR POLICIE, POR DREJTOR PARTIE
Deputeti demokrat ka sulmuar edhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, duke e quajtur politik qëndrimin e tij.
“Teksa Ministri bën si polic, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë sillet si politikan. Numëruesi i parë i zgjedhjeve për Partinë Socialiste e tradhtoi veten me deklaratën që bëri kundër opozitës. Drejtori i Policisë është në shërbim të qytetarëve dhe nuk mund t’i ndajë ata në pozitë dhe opozitë. Qëndrimet e tij politike, janë në kundërshtim me ligjin dhe një shkelje e rëndë e standardeve të drejtimit të Policisë së Shtetit. Didi e dëshmoi vetë dje se nuk është drejtor Policie, por drejtor partie. Qëndrime të tilla, kërkojnë të largojnë përgjegjësinë nga situata e rënduar kriminale, dhe nga skandali më i fundit, kur i penduari vinte vërdallë në Durrës e Tiranë, për të denoncuar bandën e tritolit, sepse në komisariate e përzinin. Arsyen pse refuzonin të penduarin, e dinë vetë ata”, tha Noka.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com