Deputeti i PD, Flamur Noka ka denoncuar nga Himara terrorin shtetëror, sipas tij, që po bën qeveria ndaj banorëve banesat e të cilëve do shemben për shkak të projektit të shëtitores përgjatë bregdetit.
Noka tha se çështja e Himarës u stis si një alibi për të mbrojtur ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Noka akuzoi gjithashtu se prishjen e ndërtesave në Himarë po bëhen në mënyrë selektive, duke mbrojtur ato të zyrtarëve dhe familjarëve të PS.
“Himara po shndërrohet në një parcelë eksperimentale për dhunën dhe terrorin shtetëror. Po kthehet në plaçkë për qeveritarët. Zbarkojnë për dhunë dhe terror. Himara është dëshmi e alibisë për të fshehur Tahirin, pengmarrësin e kryeministrit, skandalin tahiri që ka marrë peng shtetin dhe këtë qeveri.
Jemi këtu për tu qëndruar në mbrojtje banorëve të Himarës, të cilëve iu është dhunuar pasuria. Jemi këtu për të denoncuar edhe dhunën e terrorin, por edhe selektivitetin, këtu kemi objekte qindra vjeçare me hipotekë dhe janë prishur, atje matanë nuk prishen objektet e zyrtarëve dhe familjarëve dhe të PS.
Nuk ka alibi që i shpëton, sado t’i bien në qafë Himarës për të fshehur banditizmin. Jemi të vendosur të jemi në krah të banorëve të Himarës dhe të gjithë Shqipërisë përballë kësaj qeverie bandë. Prezenca ime dhe e deputetëve të tjerë këtu, është dëshmi e qartë se do qëndrojnë në krah të qytetarëve dhe në krah të ligjit përballë banditizmit qeveritar”, tha Noka.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
55.3%
-
Jo
32%
-
Nuk e di
12.7%
Vota total: 644
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Greqi/ Policia bastis Burgun e Koridhalosit ku ka dhe shumë shqiptarë, kontrolle 19 të burgosurve! Gjenden thika të improvizuara dhe celularë
22 Janar, 16:42
-
Po strehohej në Kosovë për shkak të luftës, ndërron jetë gazetarja ukrainase
22 Janar, 16:34
-
Trump kërcënon BE me tarifa: Sillen keq me ekonominë tonë, s’na i blejnë as makinat e as ushqimet! Eurokomisioneri: Nëse duhet do përgjigjemi
22 Janar, 16:28
-
PD: Peleshi zyrë patronazhimi pranë konsullatës në Selanik, e ‘maskon’ si të KQZ
22 Janar, 16:26
-
Situata epidemiologjike në vend, Koçiu mbledh strukturat e Shëndetësisë: Parandalimi vetëm me një veprim të thjeshtë, vaksinohuni! Ja 4 masat e marra
22 Janar, 16:23
-
E ardhmja e platformës TikTok në SHBA në duart e Presidentit Donald Trump
22 Janar, 16:18
-
Zyrtare/ Shkarkuan Edi Martinin, Teuta zgjedh trajnerin e ri
22 Janar, 16:17
-
Izraeli bastis Bregun Perëndimor, 10 të vdekur
22 Janar, 16:16
-
Zgjedhjet/ Materializohet marrëveshja Rama-Berisha, KQZ miraton aktin për listat! Për çdo parti, 46 deputetët e parë të fiksuar
22 Janar, 16:11
-
Drejtuesit e AF Elbasanit takim në zyrat e FC Bologna: Bashkëpunim edhe për ekipin e parë
22 Janar, 16:09
-
Itali/ Ndjekje si në filma, ‘skifterët’ shqiptarë përplasin makinën e karabinierëve, plagosen 3 efektivët! Arrestohen 3 nga të dyshuarit, njëri arratiset
22 Janar, 15:55
-
'Trump, sfidë për Europën', Macron dhe Scholz sinjalizojnë unitet përballë kërcënimit me tarifa të larta: Nuk shmangemi
22 Janar, 15:54