Nokia ka bërë të ditur se ka arritur një marrëveshje për blerjen e rivalit të saj francez Alcatel-Lucent për një shumë prej 15.6 miliardë euro.

Me arritjhen e kësaj marrëveshjeje, aksionerët e Alcatel-Lucent do të zotërojnë 33.5% të aksioneve të firmës së re, ndërsa aksionerët e kompanisë Nokia do të kenë 66.5% të aksioneve. Shkrirja e këtyre komanive në një do të bëjë që vlera e kompanisë së re të shkojë mbi 40 miliardë euro.

Shefi ekzekutiv i Nokia, Rajeev Suri nw lidhje me kwtw blerje u shpreh se: “Mendoj se është marrëveshja e duhur, në kohën e duhur dhe me logjikën e duhur”.  
Kështu, në të ardhmen, grupi do të jetë 2/3 i Nokias dhe 1/3 i Alcatel-Lucent.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)