Nokia e blackberry pa Whatsapp 
 kompania: Mirëmbajtja kushton!

Nokia e blackberry pa Whatsapp <br /> kompania: Mirëmbajtja kushton!
Të gjithë ju që keni një telefon BlackBerry apo Nokia Symbian nuk do të keni mundësi të përdorni aplikacionin WhatsApp. 

Kompania e drejtuar nga Mark Zuckerberg ka njoftuar zyrtarisht përdoruesit e këtyre telefonave se mirëmbajtja dhe ofrimi i shërbimeve për ta kushton shumë shtrenjtë. Sipas njoftimit në këta telefona nuk mund të përdoret më ky aplikacion që nga fillimi i vitit 2017.

“Synimi ynë është që të përqendrohemi tek klientët tanë më të shumtë për t’u ofruar atyre risitë më të fundit, ndaj nga 2017 do të përqendrohemi vetëm tek sistemet e operimit iOS dhe Android”, thuhet në njoftimin e kompanisë.
 
Kjo lëvizje e kompanisë mbërrin pak ditë pas arritjes së 1 miliardë përdoruesve në gjithë botën dhe njoftimit për ofrimin e shërbimit të përhershëm falas.

WhatsApp u ble nga Mark Zuckerberg për shifrën rekord prej 19 miliardë dollarësh në tetor të vitit 2014. Në atë kohë, kompania numëronte pak më shumë se 500 milionë përdorues.

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Gjithë ditën reshje shiu...në darkë rrebeshe, parashikimi i motit për sot

Gjithë ditën reshje shiu...në darkë rrebeshe, parashikimi i motit për sot