Nora Istrefi ka lajmëruar para pak ditësh hedhjen në treg të këngës së saj “Baby jem”.  

Pjesë e videoklipit është edhe partneri i saj Robert me të cilin ka ndarë sekuenca provokuese në videoklip.

Duke kërkuar falje për vonesën e publikimit të videoklipit të saj në “you tube”  ditën e sotme, ashtu siç pati premtuar, Nora ka hedhur një fotografi në rrjetin e saj social “Instagram” të shkëputur nga klipi i këngës.

nora istrefi

Duket që kjo këngë do të jetë hit për një kohë të gjatë pasi Nora shfaqet tepër seksi dhe joshëse.

Ajo ka veshur një palë bikini ngjyrë të bardhë me kilota dhe i është afruar partnerit të saj Robertit, i cili qëndron i ulur në karrike.

Këtë foto ajo ia dedikon publikut.