Vera po mbërrin, ndërkohë që këngëtaret shqiptare premtojnë se ajo do të jetë shumë e “nxehtë”.

Së fundmi është bërë e ditur në mediat kosovare se këngëtarja seksi Nora Istrefi po punon për një klip të ri.

Ajo tashmë e ka përfunduar këngën dhe po meret me realizimin e klipit.

Sipas emisionit Prive, Nora ka xhiruar videokilipin e ri ku ajo shfaqet pothuajse e tëra e zhveshur dhe në këtë videoklip do të jetë edhe i fejuari i saj, Roberti.

Thuhet se skena kryesore ku Nora tregon linjat e saj bombastike është në dush.

Tanimë na mbetet të shohim se çfarë ka rezervuar bukuroshja Istrefi dhe nëse të gjitha këto janë të vërteta.

Nora Istrefi kohë më parë ishte pjesë e bashkëpunimit shumë të suksesshëm “Na”, në bashkëpunim me Skivin dhe Mimoza Shkodrën.

(b.t/shqiptarja.com)