PRISHTINE- Nora Istrefi ka ofruar një pamje spektakolare për të gjithë fotografët e pranishëm në eventin më të rëndësishëm që mbahet në Kosovë, Videofest. E veshur me një fustan të bardhë, shumë joshës Nora i ka lënë pak vend fantazisë mashkullore. Në disa momente ajo është fotografuar duke treguar tërësisht të brendshmet e saj të zeza, të cilat përpara kanë një germë që në foto nuk është lehtësisht e dallueshme.

Të ketë qenë vallë germa e parë e të fejuarit të saj, Robert e mbishkruar tek to që Nora ka bërë çmos që të kapet “gafil” nga fotografët! Gjithsesi mund të themi se këngëtarja ia ka arritur qëllimit të jetë më e komentuara e këtij eventi muzikor me veshjen e saj, e cila shpesh e ka vënë në siklet.

Por, nuk ka qenë vetëm Nora ajo që ka tërhequr vëmendjen e fotografëve. Mjaft artiste të njohura femra kanë zgjedhur të befasojnë me veshjet e tyre. Elvana dhe Fjolla kanë qenë ato që kanë zgjedhur për të kaluar në tapetin e kuq me fustane mjaft intrigues për sytë e të pranishmëve dhe fotografëve. Elvana, kishte zgjedhur një fustan të zi të hapur tërësisht anash , i cili i tregonte thuajse qartësisht se poshtë tij nuk kishte asgjë.

Po të njëjtën zgjedhje kishte bërë edhe Fjolla Morina, e veshur me një fustan të kuq shumë joshës, që i linte zbuluar shumë pjesë të trupit. Megjithatë përzgjedhjet për një event të tillë gala ishin të denja. Parë foto e këtij eventi mund të themi se artistët tanë nuk i kanë lënë asgjë mëngët tapetit të kuq, e fare mirë këto dizajne mund të krahasohen me ato që shohin në televizor nga yjet e njohur botëror. Komplimente vajza që keni tërhequr vëmendjen me këta fustan të veçantë.
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të suplementit "THASH&THEM" të gazetës "Shqiptarja.com"
Redaksia Online
(e.s/xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com