TIRANE - Universitetet në vendin tonë nuk kanë një plan të detajuar për mirëmenaxhimin e fondit për kërkimin shkencor, sipas zv/ministres së Arsimit, Nora Malaj.
Duke pohuar se kërkimi shkencor në Shqipëri është ende mbrapa krahasuar me vendet europiane, Malaj theksoi se “në kuadrin e reformës së kërkimit shkencor në vitin 2008, ne hodhëm një hap të rëndësishëm në integrimin e kërkimit shkencor dhe një nga rezultatet e kësaj reforme, ishte dhe transferimi i disa instituteve në universitete, integrim i cili ka rezultuar i suksesshëm.
Por Malaj gjykon se kërkimi shkencor në Shqipëri është ende mbrapa dhe universitetet mund të përparojnë vetëm në sajë të ngritjes së qendrave të kërkimit shkencor pranë çdo departamenti.
“Është shumë e rëndësishme që përpara se shteti të të japë disa të ardhura, është vetë politika që bën universiteti, madje universitetet mund të shkojnë deri atje sa të bëjnë një bord, ku të përthithin të gjitha bizneset e ndryshme, të cilët kanë nevojë për të dhënë investim në drejtim të kapitalit njerëzor",tha Malaj.
Sipas saj, kërkimi shkencor kërkon fonde, por universitetet shqiptarë mund të përfitojnë nga programet ndërkombëtare siç është ai "tempus" ku Shqipëria bën pjesë dhe fondi i tij kap shifrën e 1.2 milionë eurove.
"Ne nuk po pretendojmë që kemi një kërkim shkencor të zhvilluar në universitetet tona, aq më pak një kërkim fondamental. Por ky nuk është një parakusht i pakapërcyeshëm, mjafton të kemi kërkime të aplikuara dhe që këtu mund të prodhojmë dije” është shprehur zv/ministrja Nora Malaj.
Shkrimi u botua në gazetën Shqiptarja.com (print) 03.02.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com