Norcia dhe Berati, binjakëzim turistik dhe kulturo

/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Janë gjithnjë e më të shumtë kapilarët lidhës mes Shqipërisë dhe Italisë dhe në këtë kuadër është binjakëzimi turistik dhe kulturor mes qytetit të Norcia-s dhe Beratit.
Këtë e raportojnë mediat italiane, veçanërisht ato të zonës së Umbrias, territor në të cilin është dhe qyteti i Norcia-s.
Sipas këtyre mediave, Berati është një qytet me trashëgimi të otomane kulturore dhe arkitekturore, është një qytet i mbrojtur nga UNESCO pikërisht për vlerat kulturore dhe arkitekturore që ai mbart, duke u konsideruar një "Trashëgëmi e njerëzimit".
Lidhur me qytetin e Norcias, mediat italiane raportojnë se qyteti në fjalë është duke zgjeruar marrëdhëniet e saj me realitetet të tjera jashtë Italisë, në sektorin e zhvillimit territorial, ekonomik dhe gjithashtu në aspektin turistik.
Lidhur me këtë të fundit, një delegacion nga Berati i kryesuar nga Kryetari Bashkisë së qytetit e 1 e mbi 1 dritareve, Petrit Sinanaj zhvilloi një takim zyrtarë me drejtuesit e Bashkisë së Norcia-s, si dhe drejtorin e Turizmit të qytetit.
Berati, raportojnë mediat Italiane është një qytet me karakteristika otomane, që njihet dhe mbrohet nga UNESCO si trashëgimi e njerëzimit. Atje gjithnjë e më shumë po marrin jetë programe turistike dhe nga Italia janë duke udhëtuar studentë e nxënës të shumtë në ekskursione kulturore.
Këto eskursione janë duke i dhënë mundësi nxënësve Italian të prekin historinë Otomane pak kilometra larg vendit të tyre

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Morali fake i gazetarëve inkuizitorë që janë opozitarë në Tiranë dhe qeveritarë në Prishtinë