Norma e gjuhës shqipe u vu në 1972

Norma letrare Kongresi u hap në Tiranë më 20 nëntor të vitit 1972. Aty morën pjesë 87 delegatë nga Shqipëria dhe nga shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë e Malit të Zi, si dhe nga arbëreshët e Italisë. Qëllimi i Kongresit ishte të përcaktonte
parimet dhe drejtimet kryesore të hartimit të drejtshkrimit, për të pasur një gjuhë letrare të njësuar. U aprovua nga Enver Hoxha dhe Thoma Deliana ministër i Arsimit dhe i Kulturës i RPSH. Pati delegatë me pjesëmarje gjeografike të gjerë. Vendimet u morën nga prof, Androkli Kostallari drejtor i Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë të USHT, Tiranë; Prof. Mahir Domi, Prof. Eqrem Çabej, Prof. Idriz Ajeti dekan i Fakultetit Filozofik, Prishtinë, Prof. Dhimitër Shuteriqi kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, Tiranë, Prof. Aleks Buda historian në Institutin e Historisë të USHT, Tiranë, Dr.
Rexhep Qosja drejtor i Institutit Albanologjik, Prishtinë, Prof. Shaban Demiraj pedagog i gjuhës, Prof. Jup Kastrati,
etj, Pas vendimeve të Konsultës shkencore të Prishtinës (1968), kjo gjuhë letrare e njësuar po përdoret pothuajse pa përjashtim edhe nga shqiptarët që jetojnë në Republikën Socialiste Federative të Jugosllavisë - në Kosovë, në  Maqedonie në Mal të Zi, etj. Përpjekje për të përdorur gjuhën letrare të përbashkët shqipe vihen re edhe tek arbëreshët e Italisë. Ky Kongres, analizoi e diskutoi gjerësisht parimet themelore të drejtshkrimit të shqipes, si edhe probleme të
tjera teorike e praktike, që kanë të bëjnë me normën letrare në përgjithësi. Meqenëse shkrimi pasqyron jo vetëm strukturën fonetike,por edhe veçoritë e strukturës gramatikore, leksikore e fjalëformuese të gjuhës, rregullat e drejtshkrimit u mbështeten edhe në parimin morfologjik, i cili kërkon që fjalët dhe pjesët e tyre përbërëse të sistemit
trajtëformues e fjalëformues të shkruhen njësoj, pavarësisht nga ndryshimet tingullore  që shkaktohen nga ligjet
e gjalla fonetike që veprojnë në gjuhën tonë.

(dhh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi