Një tjetër kufomë është gjetur në ambientet e brendshme të tragetit Norman Atlantic, që u përfshi nga flakët ditën e 28 dhjetorit ndërsa udhëtonte nga Igumenica drejt Ankonës, raportojnë mediat italiane.
Sipas mediave të vendit fqinj dje është gjetur kufoma e dytë gjatë inspektimi qe po bëhej në nje nga zonat e anijes, aty ku ishin parkuar autovetura të ndryshme.
Pas gjetjes së trupit të viktimës, shkon në 11 numri i konfirmuar i personave që kanë humbur jetën. Ndërkohe që numri i të zhdukurve deri më tani shkon në 18 persona. Kufoma do t’i nënshtrohet analizave për të verifikuar nëse trupi i pajetë i përket ose jo ndonjërit prej personave të zhdukur.
Skuadrat e shpëtimit nga Italia, Greqia dhe Shqipëria arritën të shpëtonin 477 persona ne bord, mes te cilëve edhe disa shqiptarë.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

një tjetër kufomë brenda tragetit