Norvegji, 4700 azilkërkues
deportohen në Kosovë
VIDEO - Kthimi i detyrueshëm

Norvegji, 4700 azilkërkues <br />deportohen në Kosovë<br />VIDEO - Kthimi i detyrueshëm
OSLO- Një television norvegjez realizon një reportazh mbi kthimin në mënyrë të detyrueshme të azilkërkuesve nga Kosova. Reportazhi prej gati 6 minutash i televizionit, NRK realizon filmime në një aeroplan me azilkërkues të cilët kthehen në menyrë te detyrushme në Kosovë pasi nuk kanë plotësuar kriteteret për azil.

Video tregon se si Shërbimi Policor i Emigracionit shkon në mëngjes në banesat e azil kërkuesve për t'i marrë ata që janë të paraparë për tu kthyer dhe i shoqëron deri në avion.

Atë ditë ishte planifikuar dhe kthimi i një familjeje nga Kosova, një nënë me tre fëmijë. Gruaja i kërkon shërbimeve të emigrancionit një javë kohë, ndërsa ata nuk pranojnë. Në një moment djali i saj i madh, 12 vjec arrin të largohet dhe policia detyrohet të mos deportojë familjen, por të marrë në rishqyrtim dhe një herë dokumentacionin e saj.

Nëna e femijëve thotë se ka frikë të kthehet në Kosovë, pasi burri i saj është në burg për vrasje dhe rrezikojnë t’i vrasin djalin e saj të madh.
“Erdha këtu të mbroja 3 fëmijët e mi. Ata po përpiqen të gjejnë djalin tim të madh që ta vrasin.” – thotë gruaja.

Pyetjes së gazetarit se ku do të shkonte tani, gruaja e re i pëgjigjet: Nuk e di, do jepja jetën time për fëmijët e mi”

Gazetari informon se 12 vjeçari kishte kontakutar me telefon nënën e tij për ti thënë që ishte në duar të sigurta dhe të mos trishtohej, por se nuk do të kthehej në shtëpi.

Sipas NRK, numri i azilkërkuesve të kthyer me dhunë nga Norvegjia është rritur në mënyrë drastike me kërkesën e qeverisë. Atë ditë aeroplani zbriti dhe në Geteborg të Suedisë për të marrë disa azilkërkues dhe për t'i kthyer në Kosovë.

Në vitin 2010, 4.600 persona janë deportuar, ndërsa këtë vit numri arrin deri në 4700. Nga 9300 persona të deportuar brenda 2 vitesh, 529 prej tyre janë rikthyer në Norvegji për të provuar edhe një herë fatin.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online