OSLO- Polici që arrestoi vrasësin Anders Bering Breivik, deklaroi në Gjykatën e Oslos se Breiviku ishte i qetë dhe i kthjellët pas vrasjes së 69 njerëzve në korrikun e vitit të kaluar në ishullin Utoja.

Oficeri, Havard Gasbak tha se Breiviku, “menjëherë pas arrestimit, i rrethuar nga dhjetëra viktima”, është ankuar për prerje në gisht dhe ka kërkuar një fashë.
Breivik po gjykohet për vrasjen e tetë personave në Oslo, si pasojë e shpërthimit të bombës pranë ndërtesave qeveritare, si dhe për vrasjen e 69 të tjerëve, kryesisht të rinj, në kampin e Partisë Laburiste në Utoja.

Ai tha se “nuk është fajtor për vrasjet”, duke deklaruar se ato kanë qenë “vetëmbrojtje kundër politikave multikulturaliste të qeverisë”.

(b.a/shqiptarja.com)