Norvegji, Gjykata: Breivik s'është
i çmendur, e dënon 21 vjet burg

Norvegji, Gjykata: Breivik s'është<br />i çmendur, e dënon 21 vjet burg
OSLO- Për Gjykatën në Norvegji Anders Behring Breivik është i aftë mendërisht dhe duhet të dënohet me 21 vjet burg. Kaq është dënuar autori i masakrës së 22 qershorit 2011, në Oslo dhe ishullin Utoja ku mbetën të vrarë 77 persona dhe u plagosën më shumë se 240 të tjerë. Pesë gjyqtarët e trupit gjykues ishin unanim në vendimin e marrë pavarësisht se prokurorët kishin kërkuar shpalljen e Breivik të paaftë mendërisht. Breivik është dukur i qetë madje dhe ka buzëqeshur teksa gjyqtarja  lexonte vendimin.

Fundi i procesit gjyqësor vjen një vit pas ngjarjes që tronditi botën ndërsa Breivik shpërtheu një bombë në kryeqytetin norvegjez ku u vranë tetë persona e më pas qëlloi me armë në kampin e Utojas duke ekzekutuar 69 të tjerë. Avokatët Geir Lippestad dhe Vibeke Hein Baera kanë takuar klientin e tyre në burg të enjten për konsultimin e fundit përpara se të shprehet trupi gjykues. "Ishim sot këtu për të diskutuar për klientin tonë në lidhje me vendimin e pritshëm dhe mënyrën se si do të reagojmë. Ajo çka ai thotë është se nëse gjyqtarët e cilësojnë të çmendur ai do ta apelojë vendimin. Nëse do të dënohet në formë ndëshkimi ai nuk do të apelojë", u shpreh avokatja. Breivik ka pranuar vrasjet duke pohuar se ai vrau aktivistët politike të cilët mbështesin kulturën marksiste dhe emigracionin mysliman. Gjatë procesit gjyqësor Breivik ka deklaruar se ka bërë gjithçka për të parandaluar një katastrofë më të madhe për Norvegjinë.

Nëse deklarohej i çmendur do të duhet të përballet me izolimin dhe vënien nën kujdesin mjekësor. 33 vjeçari Breivik, djalë i një ish diplomati aktualisht është në burg në një qeli me tre dhoma. Ai ka një kompjuter në dhomë, akses në televizion dhe gazeta ndërsa lejohet çdo ditë të dalë për ajrosje.

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Universitetet amerikane forcojnë rregullat, shpresojnë të përmbajnë protestat kundër luftës

Universitetet amerikane forcojnë rregullat, shpresojnë të përmbajnë protestat kundër luftës