NORVEGJI - Fati i muraleve të arrtistit spanjoll Pikaso, në pesë objektet e dëmtuara gjatë shpërthimit të bombave të vendosura nga Anders Breivik në Oslo në vitin 2011 ka ngjallur një debat të nxehtë në Norvegji. 

Një panel i ekspertëve ka rekomanduar prishjen e ndërtesave dhe heqjen e muraleve. Por ekspertët e artit thonë se muralet janë krijuar nga i madhi Pikaso për ato ndërtesa të veçanta, dhe duhet të qëndrojnë aty ku janë. Muralet janë pjesë e ndërtesave qeveritare të njohura si H dhe Y. 

Të dyja u dëmtuan kur Breivik vendosi një bombë në hyrje të bllokut H në korrik 2011. Shpërthimi në Oslo vrau tetë persona dhe dëmtoi rëndë nga Blloku H, së bashku me selitë ministriore. Ky ishte fillimi i një serie sulmesh të kordinuara nga Breivik që lanë 77 të vdekur, shumica adoleshentë në ishullin e Utaja.

Një sondazh i kohëve të fundit nga gazeta vendase Verdens Gang tregoi se 39,5 % e opinionit publik ue mbështeste shëmbjen, ndërsa 34.3% mendonin se ndërtesa duhet të mbahet.

Joern Holme, kreu i Drejtorisë për Trashëgiminë Kulturore, tha se ndërtesat ishin rëndësishme historikisht, politikisht dhe artistikisht. "Ne nuk mund të rrëzojmë një epoke kulturore vetëm për shkak se ne e gjejmë atë të shëmtuar sot," tha ai. Të drejtat për muralet janë në pronësi të familjes Picasso dhe ata duhet të vendosin mbi fatin e tyre janë shprehur disa aktivistë.

pikaso
 pikaso
breivik
(Në foto: pikturat murale të Pikasos të dëmtuara nga bombat e vendosura nga atentatorit Breivik, që vrau edhe 77 të rinj në ishullin Utaja)

Redaksia online
(ar.sh/l.ç/shqiptarja.com)