Norvegjia është bërë shteti i dytë skandinav që ka hequr shumicën e kufizimeve për koronavirus, pavarësisht rritjes së shkallës së infektimit, si pasojë e variantit Omicron. Autoritetet norvegjeze kanë thënë se shoqëria “duhet të jetojë” me virusin, derisa edhe Franca ka vepruar ngjashëm.
Omicron ka rritur numrin e të infektuarve në Norvegji, mirëpo numri i pacientëve të shtrirë nëpër spitale nuk është rritur.
“Më në fund kemi arritur në pikën kur mund të heqim shumicën e masave shëndetësore me të cilat na është dashur të jetojmë këtë dimër”, ka thënë ministri norvegjez, Jonas Gahr Store, në një konferencë për media.
Më shumë se 781,000 raste dhe 1,440 viktima me koronavirus janë regjistruar në Norvegji prej shpërthimit të pandemisë. Në këtë shtet, pothuajse 91 për qind e popullsisë është e vaksinuar plotësisht.
Norvegjia ka marrë këtë vendim pas Danimarkës, e cila është bërë shteti i parë i Bashkimit Evropian që ka hequr të gjitha kufizimet për luftim të pandemisë, pavarësisht shifrave rekorde të infektimit.
Ndërkohë Franca ka marrë vendim që nga 2 shkurti të hiqet masa për vendosje të maskës në ambiente të jashtme. Është hequr edhe limiti për numrin e personave që mund të marrin pjesë në koncerte, ndeshje sportive dhe ngjarje tjera./REL
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2097
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Filmi i regjisorit shqiptar Erenik Beqiri, kandidat për çmimin Cesar në Francë
24 Janar, 15:20
-
Çfarë po i ndalon shtetet anëtare të NATO-s të rrisin buxhetet për mbrojtje?
22 Janar, 08:55
-
Francë/ Turneu 'Henri Deglane', Valiev dhe Abakharov i shtojnë Shqipërisë dy medalje të tjera në mundje
21 Janar, 10:07
-
I dënuar në Shqipëri me 5 vite burg, arrestohet në Francë 46-vjeçari në kërkim ndërkombëtar (EMRI)
20 Janar, 15:00
-
Kryeministri i ri i Francës: Do rinegociojmë planin për të rritur moshën e pensionit
14 Janar, 21:15
-
Ministri gjerman i Mbrojtjes: Aleatët e mëdhej europianë do të zbatojnë me shpejtësi objektivat e reja të NATO-s
14 Janar, 09:32
-
Para ardhjes së Trump motori i BE ka ngecur! Gjermania dhe Franca janë pa një qeveri të qëndrueshme
13 Janar, 08:05
-
Ambicia e Trump për Groenlandën, Franca: BE-ja nuk do të tolerojë sulme në kufijtë e saj
8 Janar, 15:12
-
Didier Deschamps largohet nga kombëtarja franceze e futbollit pas Botërorit 2026, në Francë gjejnë pasuesin
8 Janar, 08:33
-
Vdes lideri i së djathtës ekstreme në Francë, Jean-Marie Le Pen
7 Janar, 14:21
-
Ish-Presidenti Sarkozy përballet me drejtësinë, akuzohet se përfitoi fonde ilegale nga Gaddafi
6 Janar, 15:35
-
'Dhurata' e Macron për Kievin, mbërrijnë bombarduesit e frikshëm 'Mirazh 2000'
5 Janar, 13:35