Norvegjia në alarm, gjendet një 
bombë në qendër të kryeqytetit

Norvegjia në alarm, gjendet një <br />bombë në qendër të kryeqytetit
Policia norvegjeze ka thënë se e ka gjetur “një pajisje e ngjashme me bombë” në kryeqytetin Oslo dhe për këtë arsye e ka arrestuar një person.

Agjencia Reuters ka raportuar se një hapësirë e gjerë e sheshit Gronland në kryeqytet mbrëmë ishte bllokuar.

Policia më vonë tha se “dukej se kjo pajisje kishte vetëm potencial për të shkaktuar dëme të kufizuara…dhe se po priten hetime të mëtejshme të domosdoshme”.

Policia nuk ka dhënë detaje për të dyshuarin që është arrestuar.

Vendet e Skandinavisë janë në gjendje të alarmit të lartë, pasi pardje një kamion e ka sulmuar turmën e njerëzve në Stokholm të Suedisë, duke vrarë katër vetë dhe plagosur 15 të tjerë, në një sulm të dyshuar terrorist.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane