Norvergji, 10 muaj burg shqiptarit
me pasaportë false greke

TIRANE- Të mërkurën një shqiptar 47 vjecar u dënua me dhjetë muaj burg dhe detyrohet t’i kthejë Zyrës së Punës dhe Mirqenies shumën prej 497.385 korona (rreth 60 mije euro), shumë të cilën e ka marrë neto që nga shtatori i vitit 2007 duke përfituar nga pagesa për raporte mjekësore.

Përvec dënimit për mashtrim, ai u dënua edhe për përdorim dokumentesh falso. Shqiptari,emri i te cilit nuk behet i ditur, tha në sallën e gjyqit se pasaportën falso e kishte siguruar në vitin 2007 pasi i ishte refuzuar kërkesa për azil dhe leja e punës.
”Pasaportën greke e ka blerë për 2000 euro nga një i njohur, i cili i kishte thënë të dënuarit se kishte rregulluar rreth 200 persona të tjerë në këtë mënyrë” thuhet në vendimin e gjykatës në Halden.

Meqë Greqia është vend anëtar i BE-së, shqiptari mund të merrte lejen e punës, dhe të regjistrohej në organet tatimore, dhe me kalimin e kohës të përfitonte ngaa NAV.(Zyra e punës dhe mirëqenies).
MAJA E AJSBERGUT
Shefi i Sektorit për të Huaj në Policinë e Oslos, Bjørn Vandvik, thotë se nuk duket e pabesueshme që një person të ketë siguruar pasaporta për 200 persona në Norvegji. Ka shumë shqiptar që punojnë në të zezë në sektorin e ndërtimit dhe industrisë, ku shumë prej tyre operojnë me pasaporta fallse, thotë ai.
Ai thotë se vitet e fundit policia ka zbuluar 500 deri në 700 shqiptarë në Norvegji me pasaporta greke, italiane dhe belge, por deri tani nuk kanë arritur të gjejnë prodhuesit e këtyre pasaportave.
-47 vjecari u zbulua kur u ndalua nga autoritetet doganore në Svinesund më 3 shkurt këtë vit. Atij iu gjetën shuma karta identiteti, paspaorta dhe karta bankare të personave të ndryshëm.
Shkrimin ne gjuhen origjinale mund ta lexoni ne http://www.dagbladet.no/2012/03/30/nyheter/innenriks/bedrageri/pass/20902025/ )
(sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve