Nostalgjikët e Enverit homazhe
me foto të portretit të diktatorit

Nostalgjikët e Enverit homazhe<br />me foto të portretit të diktatorit
​Ata nuk kanë munguar as në këtë përvjetor kur përkujtohen Dëshmorët që kanë dhënë jetën për liri. 

Nostalgjikët e diktatorit Enver Hoxha kanë zhvilluar homazhe nga Varrezat e Dëshmorëve, ndërsa mbanin në duar portrete të ish-liderit komunist. 

Me thirrjet "Enver Hoxha", nostalgjikët e Partisë së Punës së Shqipërisë thanë se dëshmorët sot nuk respektohen. 

[gallery]22111[/gallery]
Në këto homazhe merrte pjesë edhe kreu i Partisë Komuniste të Shqipërisë, Qemal Cicollari, i cili deklaroi se 5 maji është ekskluzivitet i Partisë Komuniste që organizoi luftën për çlirimin e atdheut.

"Tjetër histori nuk ka", tha ai.

"E vetmja parti që ka organizuar popullin shqiptar në luftë është PKSH. Ajo ka ekskluzivitetin, duan apo nuk duan forcat e tjera politike. Para të vërtetës historike të bien në gjunjë të gjitha forcat e tjera", theksoi ai. 

"Është njeriu që e njeh bota dhe jo vetëm Shqipëria. E njeh Kina, e njeh Rusia. Tito donte ta bënte Shqipërinë Republikë të shtatë, por Enveri i tha ik, largohu. S'kam qenë komunist, por jam bërë pas '90-ës", tha një prej nostalgjikëve të Enverit. 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Media britanike ‘The Times’: Shqipëria, destinacioni i pazbuluar i Mesdheut

Media britanike ‘The Times’: Shqipëria, destinacioni i pazbuluar i Mesdheut