Një ekspert që merret me analizën e parashikimeve të Nostradamusit ka thënë për Daily Express se profeti është përpjekur të paralajmërojë SHBA-atë, Britaninë si dhe pjesën tjetër të botës për shumë tragjedi.
Michel de Nostradamus cilësohet si një nga profetizuesit që ka dhënë parashikime të sakta po aq sa dhe të frikshme të së ardhmes.
Hamilton-Parker, një psikolog dhe mediatik britanik i cili drejton Psychics.co.uk, ka zbuluar se Nostradamus parashikoi një vit veçanërisht të dhunshëm për Presidentin e SHBA, Donald Trump.
Sipas ekspertit psikologjik, Nostradamus paralajmëroi një përpjekje për vrasjen e Trump, konfliktit të armatosur në Lindjen e Mesme dhe rinovim i marrëdhënieve me homologun e tij rus midis 2019 dhe 2020.
Trump do të ketë një mandat të dytë, por Nostradamus parashikoi se gjatë mandatit do të ndodhë një plan për vrasjen e tij.
Megjithëse pasazhet e Nostradamus nuk përmbajnë data dhe detaje të hollësishme pikërisht për këtë ka skeptikë ndaj profecive të tij.