Noterët, Manjani: Regjistrim
shenjave të gishtave për kontratat

Noterët, Manjani: Regjistrim<br />shenjave të gishtave për kontratat
TIRANË - Stilolapsat ‘priten të dalin jashtë mode’ në zyrat noteriale, pasi risia ështëse palët, që nënshkruajnë një kontratë,do tëduhet të regjistrojnë edhe shenjat e gishtit, përmes njëpajisjeje të posaçme. Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani,shpjegoi dje në komisionin parlamentar për Ligjet se kjo risi vjen për të përmirësuar shërbimin e noterive.Ndërsa zëvendësministri Arben Isaraj shpjegoi për Shqiptarja.com se kjo procedurëështë parashikuar tërealizohet në mënyrë graduale.

“Sot, ose më saktë para dy javësh, kam nxjerrë një urdhër qëtë jetëi detyrueshëmnë zyrën e noterit identifikimi me shenjën e gishtit. Që të mbyllet njëherë e mirëçështja e diskutimit:ishte pala apo s’ishte pala prezent, erdhi personi apo s’erdhi personi, ishte në mirëbesim apo ishte në keqbesim”, u shpreh kreu i Drejtësisë shqiptare, në komisioni e Ligjeve, ku miratua në tërësi projektligji për disa ndryshime dhe shtesa nëligjin “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, me asnjë votë kundër.

”Personi që do të kryejë një transaksion te noteri duhet tëketë me vetë kartën e identitetit, të vërë shenjën e gishtit te pajisja lexuese dhe menjëherëonline, noterit i del gjithë informacioni dhe regjistrohet veprimi automatikisht, i prezencës te zyra e noterit. Kjo e rrit garancinë edhe e çon atë 100 përqind”, shtoi Manjani. Ndërsa zëvendëministri i DrejtësisëArben Isaraj, i pyetur nga Shqiptarja.com, tha se ky është një proces që do të ndodhë në mënyrë graduale. “Fillimisht do të nisë në Tiranë dhe më pas në qytetet e tjera”, sqaroi numri dy i Drejtësisë.
 
Mbivendosja e pronave
Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, tha se ndryshimet në projektligjin,që u diskutua dje në komisionin e Ligjeve, parashikojnëqë të zgjidhin edhe problemin e mbivendosjes së pronave,përmes procesit të dixhitalizimit tëtë dhënave në Hipoteka.Sipas ministrit, ky problem mund të zgjidhet brenda 100 viteve të ardhshme.Ai tha se në projektligj është kërkuar qënjë pjesë e të ardhurave që gjeneron ZRPP të përdoren për investime,pikërisht për të realizuar procesin e dixhitalizimit tëhartave të pronësisë.

“Sot, në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive, ka zona ku kemi harta me pesë deri në gjashtë leje... Kemi një hartë origjinale, mbi këtë hartë vendoset harta e kthimit të pronave, harta e 7.501-shit, harta e ALUIZNI-t, harta e vendimeve të gjykatave, që i bëjnë ekspertët te dera e secilës zyrë (nuk dua ta paragjykoj) private dhe kjo e bën të vështirë ofrimin e shërbimit në mënyrë të shpejtë dhe cilësore”, deklaroi ministri. “Fenomeni më i përhapur sot janë mbivendosjet, tha ministri, harta e gjithë Shqipërisë na rezulton me zhvendosje të jashtëzakonshme”. “Nëse shtëpia apo prona apo pallati rezulton në një zonë kadastrale, po ta shihni në hartë, mund të dalë200 metra larg vendit fizik. Dhe kjo ligjërisht quhet mbivendosje dhe Regjistruesi nuk ka çfarë t’i bëjë kësaj.

Çfarë t’iu themi ne njerëzve? Për fat të keq, iu themi: shkoni në gjykatë se kjo është mbivendosje”, shtoi ai. Sipas ministrit, harta më e saktëështë ajo e ALUIZNI-t, pasi fillon me fotografim ajror dhe vazhdon me verifikim në terren. “Dhe me këtë produkt që merr ALUIZNI pas verifikimit në terren, bën atë që quhet vektorizim, që do të thotë e vendos pronën në kufij fizikë realë, e ngre në lartësinë qëështë realisht dhe ky quhet procesi i vektorizimit. Kjo hartëështë vektorizuar dhe verifikuar në terren, sipas një blloku kadastral.

Paralelisht, ZRPP në këtë bllok kadastral ku ALUIZNI po bën këtë proces, merr dokumentat ligjorë dhe i skanonaty ku s’janë ende të skanuara. Dhe, në fund, të dyja informacionet bashkohen në ZRPP, duke bërë një zhvendosje vektorësh në hartë, nga pozicioni qëështë në ZRPP, te pozicioni qëështë te ALUIZNI dhe bashkohen të dyja në një pikë. Ky është procesi i përputhjes. Në këtë proces përputhjeje, ne besojmë që kjo zonë kadastrale në 100 vitet e ardhshme është e zgjidhur”, sqaroi Manjani.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois