Notre Dame u dogj qëllimisht?, “Të ngrihemi për Francën” hedh dyshime mbi shkaktarët

Disa ditë pasi bota i kthey sytë nga Parisi për të parë se si katedralja 850-vjeçare e Notre-Dam u përfshi nga flakët, kanë nisur dyshimet në lidhje me shkaktarët e vërtetë të kësaj ngjarjeje. Nacionalistët francezë përmes komenteve në rrjetet sociale e kanë cilësuar djegien si 11 shtatorin e Evropës.

Edhe pse autoritetet e cilësuan atë që ndodhi si një ngjarje aksidentale, levizja politike e quajtur “Të ngrihemi për Francën” dyshon se zjarri mund të ketë qënë i qëllimshëm. Drejtuesi i saj, Nicolas Dupont-Aignan thotë se nuk është i bindur me sqarimin zyrtar për situatën. Ai ka kërkuar transmetimet dirkete të televizoneve për të parë nëse zjarri ka qënë aksidental apo rezultat i ndonjë sulmi.

“Është e çuditshme se si katedralja mori zjarr aq shpejt. Dukej si të ishim në ndonjë zonë lufte”,- tha Aignan.

Zyra e prokurorit të Përgjithshëm në Francë tha pas kqyrjes së rezultateve se zjarri nuk ka qënë i vënë fillimisht dhe për këtë arsye nuk ka asnjë proces penal të hapur ndaj askujt. Gjithsesi, “Të ngrihemi për Francën” kërkon që hetimet të rihapen dhe të gjenden shkaktarët e vërtetë. Liderja e të djathtës ekstreme Marie Le Pen ende nuk ka komentuar për këto teori konspirative, por shumë njerëz të afërt me të kanë bërë shkrime të shumta nëpër rrjete sociale për dyshime rreth shkakut të vërtet të zjarrit.

Shumë nga ta kanë akuzuar mediat se po gënjejnë, dhe se origjina e zjarrit mund të zbulohet shumë lehtë. Katdralja e ndërtuar në vitin 1345 u dogj disa ditë më parë duke trondirtur botën për shkak të rëndësisë që kishte për Parisin. Në më pak se 24 orë për restaurimin e saj u mblodhën rreth 1 mld euro, ndërsa mes kontriubuesve ishin edhe Shqipëria e Kosova. Presidenti francez, Emannuel Macron, tha se ajo do të restaurohet siç ishte, ndërsa sipas ekspertëve për këtë duhen 15-20 vite. 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?