Novoselë, FRPD shpërndan
ndihma për familjet e përmbytyra

Novoselë, FRPD shpërndan<br />ndihma për familjet e përmbytyra
VLORE - Forumi Rinor i Partisë Demokratike shpërndau për të tretën herë ndihma në zonat e përmbytura, konkretisht në Novoselë të Vlorësa. Ata shpërndanë ndihma ushqimore, ujë të pijshëm, krevatë portativë si dhe bazë ushqimore për bagëtinë.
 
Kryetari i Partisë Demokratike të Vlorës Moisi Meminaj falenderoi të rinjtë për kontributin e tyre ndërsa shtoi se ndihmat po u shpërndahen familjeve më nevojtare.
 
Sot shpërndamë 150 dëngje bari si dhe 55 pako ushqimore për familjet e përmbytura në Novoselë. Këto janë një kontribut i të rinjve të Partisë Demokratike të cilët bashkë me demokratët e kanë bërë standard që ka dhe do të ketë ndihma në çdo moment për familjet në nevojë. Ndihmat po shpërndahen për të gjithë pa dallim bindjeve politike dhe jo si qeveria që ka shpërndarë ndihma për të vetët”, tha Meminaj.
 
Komuna e Novoselës në Vlorë është një nga zonat që u prek më së shumti nga përmbytjet që shkaktoi moti i keq në jug të vendit.  

frpd ndihma vlore
frpd ndihma vlore
frpd ndihma vlore

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Preç Zogaj: ‘Mosmarrëveshja’ si testament i orientimit perëndimor të Shqipërisë

Preç Zogaj: ‘Mosmarrëveshja’ si testament i orientimit perëndimor të Shqipërisë