WASHINGTON - Zyrtarët më të lartë amerikanë të inteligjencës thanë sot se, informatat e mbledhura nga dy programet e Agjencisë Kombëtare të Sigurisë (NSA), kanë prishur komplote të mundshme terroriste në Shtetet e Bashkuara dhe 20 shtete të tjera, transmeton REL.

Sipas tyre të dhënat e mbledhura nga portalet sociale asgjësohen çdo pesë vjet.

Vitin e kaluar mëse 300 numra të telefonit janë kontrolluar nga baza multimilionëshe e regjistrit të telefonisë mobil amerikane nga njëri prej programeve të NSA, thonë zyrtarë të inteligjencës për të argumentuar se programet e tyre janë shumë më pak gjithëpërfshirëse, sesa pretendojnë kritikuesit e tyre.

Këto detaje u bënë të ditura para Komitetit të Senatit për Inteligjencë pas zbulimit të fshehtësisë së tyre nga shefi i NSA, gjenerali Keith Alexander, i cili luti që ky komitet të ketë kujdes që mos publikohen informatat për luftën anti-terroriste të ShBA-ve gjatë procesit të hetimeve.

Një kontraktor i NSA, Edëard Snoëden, i cili po fshihet në Hong Kong, i ka dhënë disa gazetave të dhëna për programet e NSA dhe CIA-së, të cilat, siç është thënë, përgjojnë miliona njerëz anembanë botës dhe në Amerikë përmes rrjeteve sociale.

Këto programe kanë qenë shumë sekrete dhe për to nuk kanë ditur as ligjvënësit amerikanë, kurse grupe të të drejtave të njeriut kanë nisur të padisin administratën.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)