Një nënë shtatzënë ka sjellë në jetë foshnjën e saj pasi u paraqit në Urgjencën e Spitalit Universitar të Traumës, si struktura më e afërt spitalore për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se si nëna, ashtu edhe foshnja gëzojnë shëndet të plotë pas lindjes dhe kjo 'falë koordinimit ndërinstitucional dhe bashkëpunimit mes ekipeve mjekësore të Spitalit Universitar të Traumës dhe Spitalit Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Koço Gliozheni”'.

Ministria e Shëndetësisë e cilësoi rastin si një lajm të mirë, duke vlerësuar bashkëpunimin mes strukturave shëndetësore dhe gatishmërinë e ekipeve mjekësore.