'Nuk deklaroi orën e shtrenjtë', Arnold Schwarzenegger ndalohet në aeroportin e Mynihut

'Nuk deklaroi orën e shtrenjtë', Arnold Schwarzenegger ndalohet në aeroportin e Mynihut

Arnold Schwarzenegger

Arnold Schwarzenegger, ish-guvernator i Kalifornisë, do të përballet me procedura penale tatimore, pasi nuk deklaroi orën e shtrenjtë pas mbërritjes në Gjermani, tha një zyrtar i shtypit i Doganës së Mynihut për CNN të mërkurën.

“Ai nuk ka deklaruar një produkt. Një produkt që u importua nga vende jo anëtare të BE-së për të mbetur në BE. Dhe ky proces vlen për të gjithë”, tha zyrtari i shtypit Thomas Meister.

Meister tha se ish-guvernatori i Kalifornisë dhe ylli i filmit u lirua pasi u mbajt për më shumë se dy orë.

“Arnoldi u ndalua për tre orë sot në aeroportin e Mynihut për shkak se udhëtoi me një orë që do e nxjerrë  në ankandin e bamirësisë së tij për krizën klimatike, nesër në Kitzbuhel (në Austri)”, tha një burim i afërt me aktorin për CNN.

Burimi tha se artikulli në fjalë ishte një orë e markës luksoze zvicerane Audemars Piguet dhe kushton 26 mijë euro.

Sipas një burimi, Schwarzenegger-it nuk iu kërkua të plotësonte një formular deklarate dhe ai iu përgjigj sinqerisht çdo pyetjeje nga doganierët.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja