Nuk deklaroi paratë, sekestrohen mbi 20 mijë euro në Kakavijë, në hetim 58-vjeçarja

Nuk deklaroi paratë, sekestrohen mbi 20 mijë euro në Kakavijë, në hetim 58-vjeçarja

Paratë e sekuestruara

GJIROKASTËR- 20.080 euro i janë sekuestruar një 58-vjeçarje në pikën Kufitare të Kakavijës pasi nuk i kishte deklaruar paratë. Ndërsa 58-vjeçarja po hetohet në gjendje të lirë pasi iu kap shuma e parave. Burime zyrtare për Report Tv bëjnë me dije se 58-vjeçarja është identifikuar me inicialet L. F.

Në dalje të territorit shqiptar, policia ka konstatuar mjetin tip 'Jeep' në pronësi të 58-vjeçares ku ka ushtruar dhe një kontroll të detajuar. Në çantën e saj është gjetur shuma e parave të cilat janë sekuestruar nga policia në cilësinë e provës materiale.

58-vjeçarja është proceduar penalisht për veprat penale "Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi" dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale".

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë