Fshehu 52 mln lekë të ardhura dhe s’pagoi sigurimet e lojtarëve, presidenti Refik Halili dhe 'KF Tirana' përfundojnë në gjyq

TIRANË- Klubi ‘KF Tirana’ dhe Presidenti Refik Halili kanë përfunduar në gjyq nën akuzën për fshehje të ardhurash. Prokuroria e Tiranës njoftoi sot, 1 gusht 2024, se ka dërguar për gjykim dosjen në ngarkim të Halilit dhe klubit Tirana pasi gjatë hetimeve për një procedim penal të vitit 2017 rezultoi se klubi Tirana ka fshehur rreth 52 mln lekë të ardhura përgjate dy sezoneve futbollistike. Do jetë një gjyqtar paraprak që do të vlerësojë nëse do të nisë gjykimi apo jo për dosjen e dërguar nga Prokuroria e Tiranës.  

Sipas organit të akuzës, klubi i Tiranës ka fshehur të ardhurat përgjatë viteve 2014, 2015, 2016. ‘Futboll Klub Tirana’ ka pasur të federuar pranë Federatës Shqiptare të Futbollit 29 lojtarë për sezonin futbollistik 2014-2015 dhe 26 lojtarë për sezonin 2015-2016. Por, në këto dy vite asnjë nga lojtarët e federuar nga FSHF për "Klubi i Futbollit Tirana" nuk u deklaruan në listëpagesat e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore të subjektit.

Prokuroria thotë se subjekti “Klubi i Futbollit Tirana” sh.a dhe administratori Refik Halili kanë fshehur të ardhurat në vlerën totale prej 51.975.745 lekësh, duke bërë të mundur shmangien e Tatimit mbi Fitimin dhe Sigurimet shoqërore dhe Shëndetësore.

Nga hetimet rezultoi se Refik Halili, ka konsumuar veprën penale të “Fshehjes së të Ardhurave” duke mos kryer deklarimet dhe duke bërë deklarime të pavërteta apo informacione joreale në organet tatimore, vlerësimi i të cilave çon në përllogaritje të pasaktë të shumës së tatimit, taksës apo kontributit dhe për këtë arsye rezulton se ky subjekt të ketë fshehur tatimin e TVSH që ka arkëtuar nga dhe të tatim fitimit përkatës që duhet të deklaronte dhe mbi të cilin do të llogaritej tatimi mbi fitimin.

Ndërsa subjekti “Klubi i Futbollit Tirana” sh.a ka konsumuar gjatë aktivitetit të tij elementë të veprës penale ‘Fshehje e të Ardhurave’, ku vlera e fshehjes reale pa penalitete është 51.975.745 lekë.

Njoftimi i Prokurorisë së Tiranës

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:33
Detaje nga dosja e presidentit Refik Halili dhe 'KF Tirana': Për dy vite nuk siguroi asnjë futbollist

1722497143_refikhalili.jpg


Foto: Refik Halili 

Tirane- Zbardhen detaje nga dosja e Klubi ‘KF Tirana’ dhe Presidenti Refik Halili që prokuroria e Tiranës njoftoi se ka dërguar për gjykim. I takon gjyqtarit të hetimit paraprak të vendosë nëse dosja kalon apo jo për gjykim.Sipas dosjes rezultoi se klubi Tirana ka fshehur rreth 52 mln lekë të ardhura dhe nuk ka paguar sigurimet për lojtarët. 

“E gjithë shuma duke mbledhur taksat, energjinë elektrike, ujësjellësi, pagesat e futbollisteve, gjyqet e humbura, me përafërsi borxhi në total është në vlerën e konsiderueshme 4.2 milion euro.

Për këtë shumë që ka deklaruar disponon vendimet e gjykatës si dhe shkresat e përmbaruesve të cilën kur është emëruar administrator në vitin 2015 kanë qenë të bllokuara.

Nga rezultatet e nxjerra nga Raport Kontrolli i kryer nga Drejtoria Rajonale Tiranë i mbajtur më datë 08.06.2018 si dhe nga Akt Ekspertimi kontabël ka rezultuar që për periudhën 2013-2016 vlera e fshehjes e të ardhurave të tatim fitimit është 22.494.101 lekë,

Refik Halili është përgjigjur se Klubin e Futbolli Tirana e ka marrë në administrim në Maj 2015, dhe për vitet e mëparshme mbajnë përgjegjësi personat që kanë qënë më parë administrator nga bashkia Tiranë.

Nga Federata Shqiptare e Futbollit ka rezultuar se për sezonin fubollistik 2014-2015 janë federuar 29 futbollistë dhe për sezonin 2015-2016 janë federuar 26 futbollistë.

Nga konkluzioni i akt ekspertimit rezulton që mos të jetë deklaruar asnjë fubollist në organin tatimor, ku për periudhën 2014-2016 vlera totale e detyrimeve për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore rezulton vlerën 29.481.644 lekë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • papahoxhaj: 01/08/2024 09:45

    Ca more banet aaa? Edhe Fiku me ìcato pun???

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori