Nuk diagnostikohen në kohë,
vdesin 2 fëmijë me AIDS

Nuk diagnostikohen në kohë, <br />vdesin 2 fëmijë me AIDS
TIRANE- Dy fëmijë të prekur nga HIV/AIDS kanë humbur jetën këtë vit në spitalet tona. Njëri prej tyre, 14 vjeç, nga një rreth verilindor i vendit dhe tjetri vetëm 7 vjeç, kanë qenë disa herë të shtruar në spital.

Gazeta "Shqiptarja.com" publikon sot denoncimin e të afërmit e njërit prej fëmijëve fatkeq, të cilët fajësojnë mjekët për moskapjen në kohë të sëmundjes së fëmijëve, gjë e cila do t'i kishte shpëtuar ata nga ky fund i shpejtë.

"Në 14 vite për një fëmijë, dhe në 7 për fëmijën tjetër, mjekët nuk kanë kuptuarqë ishin të prekur nga HIV, madje të dy fëmijët kanë lindur me këtë sëmundje të cilën e kanë marrë që në barkun e nënës. Absurdi qëndron edhe në faktin tjetër se pas diagonistikimit të fëmijëve, është zbuluar se edhe prindërit ishin mbartës të këtij infeksioni mjaft të rrezikshëm. Ata janë diagnostikuar vetëm në ditët e fundit të jetës së të miturve, ku ka qenë i pamundur trajtimi i tyre. Njërit prej tyre i është nisur kura, por pa efekt."- shkruan gazeta.

2011 U ZBULUAN 4 FEMIJE ME HIV
Numri i të prekurve nga HIV/AIDS-i rritet çdo vit, po ashtu edhe fëmijëve. Vetëm për vitin 2011, janë zbuluar deri më tani katër fëmijë të prekur nga virusi vdekjeprurës, HIV/ AIDS, dy nga të cilët kanë ndërruar jetë, ndërkohë që në total numri i të prekurve nga sëmundja e shekullit është shtuar me 84 raste të reja.
Ndërkohë me datë 1 dhjetor, në ditën botërore të luftës kundër AIDS, Instituti i Shëndetit Publik do të bëjë të ditur edhe tipologjinë e re që ka zhvilluar kjo sëmundje gjatë këtij viti, grupmoshat e prekura, nga merret kryesisht virusi, sa është raporti meshkuj-femra, etj
(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit