Prej pesë ditësh nuk dihet fati i 3-vjeçarit në ish-Kënetë të Durrësit. Ai u zhduk nga banesa e gjyshërve, ku nëna e kishte lënë të qëndronte disa orë. Nëna e të miturit Ile Gjuni ka bërë denoncim në polici të shtunën e 13 prillit në orën 20:00. Ajo u ka rrëfyer uniformave blu se djalin e kanë marrë gjyshërit nga i ati dhe refuzojnë t’ia kthejnë. E dëshpëruar, nëna është lutur për të voglin e saj dhe ka kërkuar me ngulm gjetjen e tij, por deri më tani Policia e Durrësit ka dështuar ne kerkimet per gjetjen e tij.
Një ditë më parë, në një komunikatë për mediat, Policia e Durrësit tha se ka prangosur 60-vjeçarin Rexhep Gjunin, me akuzën e marrjes së padrejtë të fëmijës. Oficeret e policisë së Durrësit deri më tani kanë dështuar të zbërthejnë gjyshin për vendndodhjen e nipit. Po kaq në kërkim ëshë bashkëshortja e tij, e cila gjatë kontrolleve nuk është gjetur ne banesë. Besohet se gjyshja bashke me nipin janë larguar drejt Kukësit, ku ka origjinën familja Gjuni, ndaj është angazhuar dhe policia e Kukësit. Burimet thanë se janë kontrolluar disa banesa të të afërmeve në fshatrat e Kukësit e Hasit, por deri tani pa rezultat.
Dramën e rëndë familjare e ka rrëfyer 23-vjecarja Ile Gjuni, e cila një ditë më parë deklaroi se problemet me ish-vjehrrit kanë lindur pasi i vdiq bashkëshorti në aksident. Ajo ka shkuar të jetojë tek prindërit e saj po në zonën e ish-kënetës, ndërsa ish-vjehrrit vazhdimisht kërkonin kujdestarinë e 3-vjeçarit, gjë që nuk iu takon me ligj. Për të ulur tensionet ajo e çonte djalin tek gjyshërit gjatë fundjavave, por të shtunën ata kanë refuzuar ta kthejnë fëmijën e mitur, me pretendimin se do ta rrisin vetë.
R.D/S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16.2%
-
Pak
9.2%
-
Aspak
74.6%
Vota total: 185
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zyrtare/ Shkarkuan Edi Martinin, Teuta zgjedh trajnerin e ri
22 Janar, 16:17
-
Durrës/ Tentoi të vriste me armë një person pas një sherri, vihet në pranga 30-vjeçari
22 Janar, 09:33
-
Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ tregon se sa të mbyllura do të jenë listat: Për çdo parti, 46 deputetët e parë janë të fiksuar
21 Janar, 17:09
-
Zyrtare/ Teuta shkarkon Edi Martinin, durrsakët gjejnë trajnerin e ri
21 Janar, 16:14
-
Trafiku i rënduar në Durrës, Bashkia kufizon hyrjen në qytet të furgonëve që shpërndajnë mallra
21 Janar, 13:14
-
Durrës/ Kanosën me armë zjarri një 44-vjeçar, arrestohen 3 persona! I sekuestrohen 3 makina, kallashnikov, pistoletë dhe një radio e lidhur me policinë e Durrësit (EMRAT)
21 Janar, 10:15
-
Eventi i madh i Manchester City, Shqipëria përfaqësohet në Abu Dhabi me 'Dyrrah Cityn'! Mundësi për talentet e rinj
20 Janar, 15:15
-
Aksident në aksin Tiranë-Durrës/ Automjeti i tonazhit të rëndë humb kontrollin dhe përplaset me trafik ndarësen
20 Janar, 10:21
-
Durrës/ Dy vetura përplasen tek ish-‘Këneta’, përfundon në kanal mjeti ku udhëtonin 2 të mitur! Tre të plagosurit në spital (VIDEO)
19 Janar, 18:27
-
Krujë/ Policia kontrolle në akset kryesore të rrethit, objektiv janë automjetet me xhama të blinduara dhe ndalimi i personave në kërkim
17 Janar, 20:17
-
Shiste lëndë narkotike në Durrës, arrestohet 35 vjeçari i shpallur në kërkim (EMRI)
17 Janar, 14:08
-
Durrës/ E ngarkuara e SHBA-së takim me ministrin Vengu dhe kundëradmiralin Agastra, viziton Qendrën Ndërinstitucionale Operacionale Detare
16 Janar, 20:35
Vini ne pergjim telefonat,kontrolloni jo vetem te aferm,por dhe miq e te njohur dhe mos harroni qe /besa/ mund te jete perdorur, keshtu qe mos prisni shume qe te tregojne.Kontrolloni dhe Kosoven e Dibren,mund te kete kaluar dhe kufirin e gjelber e t'a kete shpene te miq (mos harroni qe familjet kuksiane kane pritur kosovare gjate luftes e kane krijuar miqesi e bese),dhe mbi te gjitha, verzhgoni marrjen e pensionit te gjyshes.Marresi i pensionit duhet te jete vete gjyshja,ose nje person me prokure qe duhet t'ja jape.
Përgjigju