Nuk do deklarojnë të ardhurat e tyre, Rusia nxit ushtarët të marrin pjesë në luftë

Nuk do deklarojnë të ardhurat e tyre, Rusia nxit ushtarët të marrin pjesë në luftë

Dmitry Peskov, zëdhënësi i Kremlinit

1672223756_peskov.JPG

Rusia vjen me një lajm të ri për të gjithë ata ushtarë që po luftojnë kundër Ukrainës, duke gjetur një formë inkurajuese për ta. Ushtarëve rusë dhe nëpunësve civilë që po luftojnë në Ukrainë nuk do t'u kërkohet më të deklarojnë të ardhurat e tyre.

Kremlini e njoftoi këtë dhe u tha se është një tjetër nxitje që u jepet atyre që janë përfshirë në atë që regjimi e quan "operacioni special".

“Masa ka të bëjë me ata që punojnë në katër territoret e okupuara", shpjegoi zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, përkatësisht rajonet Donetsk, Lugansk, Kherson, Zaporizhzhya).

Dispozita vlen edhe për bashkëshortët dhe fëmijët e mitur të palëve të interesuara dhe është aktive nga 24 shkurti, dita kur filloi pushtimi në Ukrainë.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Sulme në Kiev, 1 viktimë dhe 13 të plagosur! Shpërthime në Khmelnytskyi dhe Mykolaiv


F.D/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë