Kënga e këngëtarit të mirënjohur Dashnor Diko, "Si Banania" vazhdon sot e kësaj dite të dëgjohet edhe pse është publikuar në vitet '90.
Teksti i kësaj kënge ka bërë shumë bujë e sidomos refreni: "Një zë flet vajza është si banania. Të shijon kur e zhvesh, e prek ti vet. Por kujdes, por kujdes nga banania".
I ftuar mbrëmjen në emisionin "Treshat", Diko u pyet nga Bora Zemani se nga u frymëzua për këtë këngë.
Dashnor Diko tregoi se tekstshkruesi Alqi Boshnjaku e ka shkruar këngën teksa ishte në një udhëtim dhe rrugës kishte me vete një qese me banane nga të cilat u frymëzua duke krijuar këngën që la gjurmë në muzikën shqiptare.