Nuk do të ketë shi, parashikimi i motit për ditën e sotme

TIRANË- Deri në orët e mesditës dhe pasdites vendi ynë mbetet nën dominimin e motit të vranët i cili do të sjelli reshje në zonat Qendror dhe Jugore, por në Veri të Shqipërisë do të jenë reshjet në sasira më të pakta. Ndërsa orët e mbrëmjes dhe në vijim sjelli përmirësim gradual të kushteve të motit duke bërë që në orët e vona të natës pjesa me e madhe e vendit të jetë me kthjellime dhe kalime vranësirash.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -5°C deri në 10°C.

Era do të fryjë mesatare dhe fortë me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 4 ballë.

Rajoni dhe Europa
Brigjet e Egjeut dhe detit të Zi do të jenë në ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike duke bërë që të kemi prezencë të reshjeve, KU herë pas here do të ketë edhe mini stuhi ere. Po ashtu mbetet gadishulli Iberik me vranësira dhe reshje shiu. Por reshje dëbore pritet të kenë vendet Nordike. Ndërsa Europa Lindore dhe Qendrore do të paraqiten në mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Universitetet amerikane u bëjnë thirrje studentëve të huaj të kthehen përpara inaugurimit të Trump

Universitetet amerikane u bëjnë thirrje studentëve të huaj të kthehen përpara inaugurimit të Trump