Pas akuzave të ditës së dielë dhe përpërgjigjes një ditë më vonë nga FSHF, Partizani është kundërpërgjigjur sërish, por akoma më ashpër.
Klubi i kuq ka reaguar përmes një deklarate të shpërndarë për mediat gjatë pasdites së të hënës. Në deklaratën e tij, Partizani shpreh habinë në lidhje me sjelljen dhe fjalorin e federatës në ditët e fundit.
“Pasi jemi njohur me reagimin e fundit të Federatës Shqiptare të Futbollit i kujtojmë këtij Institucioni se në bazë të ligjit të Sportit të Republikës së Shqipërisë është i ngarkuar të organizojë aktivitetet kombëtare sportive për futbollin. Klubi Partizani ka mbetur i habitur që ky Institucion, duke dal jashtë kompetencave të veta i kushton vëmendje të detajuar dhe bën një analizë të thellë të lojës së ekipit të Partizanit në ndeshjen në Lushnjë. Persiatjet pse bëri apo nuk bëri gola Partizani e pastaj mos të merrej me gjykimin skandaloz, lënë kohën të gjejnë dhe janë biseda që mund të konsumohen në bare e pika bastesh dhe nuk i takojnë aspak deklaratave zyrtare të një Institucioni si Federata e Futbollit.”
Në vijim të deklaratës së tij, Partizani i rikujton FShF-sëm se ekipi më i dobët në këtë kampionat ka qenë ai i arbitrave.
“I rikujtojme kësaj Federate që klubi në deklaraten e tij e pranoi paraqitjen e dobët të skuadrës, por Federata në asnjë moment nuk e mori një hap të tillë për atë që është etiketuar si skuadra më e dobët e kampionatit, skuadrën e arbitrave. Është pikërisht kjo skuadër çdo javë dhe në çdo ndeshje shënon “gola” spektakolarë e që kënaqin çdo pritshmëri të planifikuar nga eprorët e tyre po ata vetë. Për këtë e mirëkuptojmë FSHF që rend me vrap e me dëshirë për t’u angazhuar me deklarata në mbrojtje të “yjeve” të saja ndaj reagimeve “bezdisese” dhe të përjavshme të klubeve të dëmtuara”
Klubi i Partizanit më tej në deklaratën e tij të shpërndarë në rrjetet soiale bën apel për një lojë të drejtë, por, thekson se me vendimet e Federatës Shqiptare të Futbollit, vetëm kjo gjë nuk ka ndodhur.
“Duke qenë se FSHF është organizatore e kësaj gare dhe ligjërisht arbitrat janë Shoqatë e pavarur, jemi dakord që të përdoret një garë dhe një fjalor “Fair”. Por, kur shkelet e drejta për barazi, kur telekomandohet gara nga gjykime tendencioze dhe të programuara të arbitrave, klubi i Partizanit kërkon të dijë se si e kupton FSHF-ja fjalën “Fair”?!
Në fund të kundërpërgjigjes së saj, Partizani ka edhe një paralajmërim për Federatën e Futbollit, teksa thotë se kërkojë të drejtën deri në fund, në çdo shkallë ligjore.
“I bëjmë me dije se kushdo që dëmton fanellën, investimin dhe kontributin e lojtarëve të Partizanit, do përgjigjet ligjërisht, siç i takon çdo individi apo subjekti të kërkojë të drejtën e tij. I kujtojmë FSHF-së, se fjala “Fair” nuk nënkupton që drejtuesit e saj, të përcaktojnë poshtë apo sipër tavolinave se kush duhet të fitojë apo të dëmtohet. Fjalori i përdorur vjen si rrjedhojë e bastardimit të barazisë sportive, të realizuar vetëm e vetëm nga individë dashakeqës dhe pa pikë karakteri. Nëse FSHF është mësuar dhe dëshiron që edhe këtë sezon t’ vendosë se kush shkon në Europë, apo kush bie nga Kategoria, Klubi i Partizanit do luftojë deri në fund, për gjënë me elementare në futboll: për DREJTËSI
Cfare diskutoni per arbitra FSHF nuk pyet asnje institucion eshte nje cope OJF por perfaqson futbollin tone ai neser mund ta quaj FEDERATA AMA COFFE ose FEDERATA KANTINA PIJEVE dhe po i thate gje do thot sulm politik.E MBANI MEND NE KELCYRE CFARE DRUNI I DHANE ARBITRIT E FUTEN CA TIFOZA BRENDA , PASTAJ DOLI QE KISHTE MARR CA LEK . XHUNGEL dhe vetem XHUNGEL po pa peme e shkure MBULOHEN ME FIJE KASHTE kur jane Lakuriq dhe si shikon njeri. DRUNI VETEM DRUNI BO PUNE.
PërgjigjuE pati thene mire Muharrem Dosti ish trajneri i Elbasanit qe pa nisur ende kampionati qe ne zyrat e FSHF-se jane caktuar se kush del kampion dhe kush bie nga kategoria
Përgjigju