Rama nga Bathorja: Nga viti i ardhshëm mësuesit e informatikës do japin mësim online! Jo më fonde të barabarta për shkollat për vullnetarizmin, nxënësit t’i meritojnë

TIRANË- Pandemia tregoi se të qenurit fizikisht në punë nuk është domosdoshmëri. Nisur nga kjo, nga viti i ardhshëm do të nisë investimi për klasat e informatikës në të gjithë vendin, nga ku mësuesit do t’i japin leksionet online. Gjatë takimit me gjimnazistët në Bathore, Rama vuri theksin tek mundësitë që e punësimit që kjo degë mundëson për të rinjtë, ndërsa solli në vëmendje edhe historinë e një 16-vjeçarjeje e cila kishte 5 vite që punonte për ndërkombëtarët përmes kompjuterit në shtëpi.

“Edhe në Shqipëri pavarësisht se nuk ka pasur një sistem të organizuar për ta çuar të rinjtë në këtë drejtim, por për ata që i janë futur kësaj rruga, ka jo pak të rinj që punojnë në tregjet kombëtare duke punuar në shtëpi. Në një konsultë në Durrës një vajzë 16 vjeçe na tregoi që kishte 5 vjet që punonte për Poloninë e Gjermani dhe punonte nga shtëpia me PC e vet. Pra që në moshën 11 vjeç.

Për këtë arsye, ne do bëjmë një investim të konsiderueshëm edhe për mësimin e informatikës. Siç e pamë që dhe e kemi mësuar nga periudha e pandemisë, nuk është nevoja që të jemi të gjithë fizikisht në një hapësirë për të shkëmbyer dijen apo për të marrë informacion apo për të marrë dhe mësim.

Sistemi që ne po përgatisim do jetë një sistem ku ne duam të përfshijmë mësuesit më të mirë të mundshëm, të cilët, pa qenë e nevojshme të jenë fizikisht, të japin mësim në klasat e informatikës, duke bërë që jo vetëm nxënësit të marrin cilësinë më të mirë të mësimit, por edhe mësuesit që janë në klasë të rrisin kapacitetin e tyre, duke marrë në të njëjtën kohë eksperiencën e këtyre mësuesve më të mirë. Besoj që të gjitha këto që po them janë gjëra që do fillojnë të vihen në zbatim, duke filluar nga viti i ardhshëm shkollor, sepse ka nevojë për përgatitje.”, u shpreh Rama.

Nxënësit të cilët do të krijojnë grupe vullnetarizmi nuk do të marrin fonde pa argumentuar se për cilat arsye e duan fondin. Duke theksuar edhe njëherë prioritetin që qeveria do t’i japë vullnetarizmit tek të rinjtë, Rama bëri me dije se kjo taktikë do të ndiqet për faktin që fondet mos të shpërndahen në mënyrë të barabartë për të gjitha shkollat, por vetëm për ata grupe që i meritojnë.

“Patjetër që do gjejmë një zgjidhje duke bërë në të njëjtën kohë që ta stimulojmë vullnetarizmin që ata që duan të bashkohen në këtë shkollë për të krijuar një grup vullnetar për X fushë, të mund të kenë akses me projektin e tyre në një fond të qeverisë që të jetë pikërisht për të. Këtu ka një anë tjetër e gjithë medalja që është të qenit aktiv të vetë nxënësve. Për të qenë ata vetë protagonist në krijimin e këtyre bërthamave, për të qenë ata vetë aktiv për të pasur akses në këto fonde në mënyrë që fondet mos të shpërndahen në mënyrë uniform për të gjitha shkollat, por të shkojnë për ata që japin argumentet e duhura për të marrë fondin”, tha Rama.

Në një takim 60 minutësh, Rama ka diskutuar me nxënësit për të gjitha problematikat me të cilët ata përballen, ku fokusi kryesor në përgjithësi u vendos tek këshillimi i karrierës, mungesa e tregut të punës, si edhe krimi i grupeve rinore. Kryeministri shpjegoi sesi do të funksionojë programi i Arteve dhe Zejeve, i cili do të ketë tre faza.

“U fol për klubet. Po përgatisim një program të detajuar për atin zejet e sportin në shkollë që nuk është një platformë thirrje për oriente por një program. Ndërkohë që përveç nivelit të parë, që është niveli i vetë shkollës, që veç hapësirës të caktuar në shkollë që vihen në funksion të këtij programi, ne duam të krijojmë edhe një nivel të dytë që të jetë pak më i strukturuar për ata që janë pak më shumë të talentuar, për t’iu krijuar mundësinë të kenë klube klasa për të ushtruar talentin e tre me mësues që nuk janë mësues shkolle por të rekrutuar në funksion të aktivitetit pasdite në qendra specifike për këtë strukturë. Pastaj për të kaluar edhe në nivelin e tretë, atë të kompoeticionit, ata të cilët janë më të spikaturat të mund të ekspozojnë konkurrojnë, apo të shfaqin talentin e tyre qoftë në skenën e konkurrimit në rang qarku apo bashkie, apo në skenë konkurrimi në rang kombëtar”, vijoi Rama.

Me replika u zhvillua takimi, ku Rama iu përgjigj një nxënëseje e cila parashtroi problemin se nuk ka dëshirë të studiojë gjuhë shqipe e letërsi për tre vite në gjimnaz, pasi do të vazhdojë degën e mjekësisë. Sipas saj, lëndët me zgjedhje duhet të zgjidhen që në vit të parë që nxënësit të ndjekin drejtimin që dëshirojnë. Por, kryeministri Rama nuk ra dakord në këtë pikë, duke i thënë nxënës se gjuha shqipe duhet studiuar pasi është në rrzik, kjo edhe për shkak të zhvillimeve të fundit teknologjike.

“Më bëri përshtypje një vajzë që tha për mua është humbje kohe të merrem me gjuhën dhe letërsinë kur dua mjekësinë. Në fakt nuk është humbje kohe sepse e para njëherë ky është një shqetësim shumë personal i imi por që nuk është personal në pikën që të tjerët nuk e kanë shqetësim. Gjuha shqipe është në rrezik. Të gjithë ankohen edhe në Francë që është një vend ku i japin gjuhës një rëndësi të jashtëzakonshme, ankohen se gjuha e tyre është në rrezik. Por gjuha shqipe është në rrezik realisht nga humbja e vazhdueshme për shkak të mungesës së përdorimit të saj me korrektësi dhe patjetër edhe për shkak të boshllëqeve që janë krijuar në vite kur gjuha shqipe u hoq fare. Ne e rikthyem gjuhën shqipe në nivelin e gjimnazi, nuk ishte fare u hoq. Ndërkohë me këtë mrrokllat, me këto SMS e Whatts App këto shkurtimet pz, përzotin Krijohet një tjetër kulturë komunikimi dhe kjo është arsyeja që të gjithë janë të shqetësuar ca ndodh me gjuhën në brezin e ri.

Nga ana tjetër letërsia. Një mjek i mirë është një humanist që nuk ka njohuri për letërsinë. Është mirë që edhe jashtë orëve pavarësisht se do bëhesh mjeke, të vazhdosh të kesh vëmendje për letërsinë. Mjeku nuk është kasap që trajton organizma të gjallë që i përkasin botës së kafshëve. Dhe aty prapë duhet një nivel i caktuar humanizmi. Ata që vrasin qen në rrugë nuk kanë bërë asnjë orë letërsi në jetë. Dikush që ka bërë orë letërsie nuk vret qen në rrugë”, tha Rama.

Ky ishte takimi i 12-të që zhvillohet me nxënës nga qytete të ndryshme të vendit për strategjinë Kombëtare të Rinisë. E pranishme në takim ishte edhe ministrja për Rininë dhe fëmijët, Bora Muzhaqi.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • JamKushJam: 05/11/2021 20:03

    Ke folur qart. Te rrofte doktorlleku kur s'ke njerzillek!!!!! Po s'ka faj ky brez i ri ambicioz per leke dhe drejtorllek, po i verfer ne humanizem oper qenien e gjalle!!!!!!

    Përgjigju
  • Madhështore: 05/11/2021 19:49

    Bukur,drejt,pastër!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fier, neglizhuan mjekimin e pacientit dy vjet para , pezullohen 3 mjekët (EMRAT)

Fier, neglizhuan mjekimin e pacientit dy vjet para , pezullohen 3 mjekët (EMRAT)