Tammy Lawrence-Daley i ka mbijetuar një sulmi brutal në një resort në Republikën Domenikane.

51-vjeçarja së bashku me bashkëshortin e saj  u përballën me një makth në vendin ku kishin shkuar të pushoni.

Sipas dëshmisë së saj, ajo ishte larguar nga dhoma për të porositur ushqim, kur u sulmua nga pas nga një person që mbante të veshur uniformën e hotelit.

Më pas agresori e kishte futur në një dhomë dhe e kishte dhunuar për 8 orë.

“Trupi im i pajetë u hodh nëpër shkallë dhe përfundoi në një zonë të nëndheshme me ujëra të zeza. Më qëllonte në kokë dhe tentonte të më mbyste. Nuk e di si shpëtova nga ajo ‘vrimë’ ku isha varrosur. Ai burrë mendoi se më vrau, por dështoi. Ai është ende atje jashtë, si një grabitqar që po kërkon viktimën e radhës”, rrëfeu 51-vjeçarja.

Ndërkohë autoritete po punojnë për zbardhjen e ngjarjes por agresori ende nuk është gjetur.