Një person ka mbetur i plagosur me thikë ditën e sotme në Durrës, pas një konflikti me kunatin e tij. Bëhet me dije se Festim Hoxha goditi me thikë Spiro Toli, pasi ky i fundit, pak ditë më parë, i çoi motrën te shtëpia e prindërve, duke thënë se nuk e donte më dhe kërkonte divorcin.
Hoxha nuk ka pranuar ndarjen dhe arsyen e kunatit dhe gjatë debateve të cilat kanë qenë të vazhdueshme, në gjaknxehtësi e ka plagosur.
Hoxha u arratis menjëherë pas ngjarjes, ndërsa Toli ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.