Kombëtarja shqiptare ia doli që të fitonte 1-0 përballë Letonisë në stadiumin “Air Albania”. Në përfundim të këtij dueli, para mediave ka folur mesfushori Qazim Laçi.

“Më duket nga minuta e parë kemi treguar dëshirën për të fituar këtë ndeshje patjetër. Në pjesën e parë kemi krijuar raste, por edhe në të dytën. Si gjithmonë na mungon finalizimi. Kemi folur të gjithë lojtarët dhe me ata që krosojnë, nuk është e lehtë gjithmonë për t’i çarë.

Si me Serbinë ashtu dhe sot, nuk ishte e lehtë. Për fat të keq nuk kemi shënuar shumë, por jemi të kënaqur me performancën tonë. Shpresoj që të vijë goli edhe me Serbinë.

Transferta e Beogradit? Këtë ndeshje duhet ta marrim me mend vetë, na pret një ndeshje e vërtetë. E treguam në stadiumin tonë që nuk e kemi frikë Serbinë. Thjeshtë duhet të punojmë tek finalizimi, pasi çdo aksion do të jetë i rëndësishëm dhe ta mbyllim sa më shpejt”, tha mesfushori dibran.


Lajmi kryesor:

Botërori 2026/ Asllani ngjit Kombëtaren në vendin e dytë, Shqipëria mposht 1-0 Letoninë në Tiranë dhe mban gjallë 'ëndrrën amerikane' (VIDEO)