Nuk është eskorta e qeverisë, por Lulzim Basha i cili po shkon në Shkodër më një eskortë ku numërohen disa “Jeep-a” dhe nuk janë vetëm ato mjete.

Ato janë të dytat që shkojnë në Shkodër pasi mjetet e para ku ndodhen kameramanët, fotografët e të tjera ndodhen në vendin ku do të shkojë Lulzim Basha. Fotoja që po iu sjellim, çdo kush që do e shikonte në rrugë këtë eskortën në lëvizje do të thoshte se është kryeministri apo qeveritarët, por nuk është kështu.

Lulzim Basha me eskortë drejt Shkodrës

Janë shpenzimet marramendëse që bën për luksin e tij dhe për propagandën, kryetari i opozitës Lulzim Basha. Siç e shikoni trupi i shoqërimit, eskorta dhe mjetet luksoze që “vrapojnë” drejt Shkodrës, ku më parë në vendin ku do të zbresë Luli ka shkuar një grup tjetër xhirimi dhe mjetet e veturat e tjera luksoze që e presin në takimin që do të zhvillojë.

Pra, nuk është vetëm Edi Rama ai që dashuron luksin dhe me taborë shkon tek fatkeqësitë e qytetarëve. Atyre nuk iu mjafton shiu por, i duhen edhe taborët e Lulit dhe luksi i tij që shfaqet dhimbshëm te fatkeqësitë e banorëve të zonave të përmbytura. /CNA