Nuk është kurrë vonë për martesë 
 Mamaja e Beyonce-s drejt altarit

Nuk është kurrë vonë për martesë <br /> Mamaja e Beyonce-s drejt altarit
Nuk është kurrë vonë për t’u martuar! Këtë e provon më së miri dhe mamaja e yllit botëror të muzikës pop, Beyonce Knowles, e cila ka shkuar drejt altarit me aktorin Richard Lawson, në moshën 61-vjecare.

“Nuk mund të ishte më perfekte se aq”,- u shpreh Tina Knowles në një intervistë ekskluzive për revistën amerikane “People”. E në fakt s’kishte si të ndodhte ndryshe. Ceremonia magjike u zhvillua në bordin e një jahti në plazhin Newport në Kaliforni dhe rrethi i ngushtë i të ftuarve ndoqi një kod veshjeje shumë strikt, sipas të cilit të gjithë duhet të visheshin me të bardha.

Në imazhet e publikuara, gjyshja e një vajze 3 vjec dhe e një djali 10 vjec, dukej ‘hyjnore’ në praninë e shoqërueseve të nuses, mes të cilave qëndronin dy vajzat: Beyonce dhe Solange dhe këngëtarja Kelly Rowlands, me të cilën familja Knowles ka marrëdhënie të hershme.

Tina dhe Richard 68 vjec, njihen prej 30 vitesh, por e konsideruan një marrëdhënie mes tyre rreth 1 viti e gjysmë më parë. “Brenda 4 muajve,-u shpreh ajo,- e dija që ai ishte personi me të cilin duhet të kaloja jetën.” Nusja e re finalizoi divorcin nga ish-bashkëshorti i saj Matthew Knowles në 2011. 




Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

49/4
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Në kërkim për tentativë vrasje, 48 vjecari arrestohet teksa po tentonte të ikte nga Morina (EMRI)

Në kërkim për tentativë vrasje, 48 vjecari arrestohet teksa po tentonte të ikte nga Morina (EMRI)