Kiara Tito, një nga moderatorët më të komentuara në këtë edicion të BBV2 për marrëdhënien me këngëtarin Luiz Ejlli, ka marrë puthje këtë të shtunë. Ndonëse të gjithë presin që Luizi të bëjë hapin final, nuk është ai.
Ishte moderatori Ronaldo Sharka i cili di ka dhuruar një puthje Kiarës, teksa po qëndronin në oborr.
“O rreze drite. Ma jep pak faqen”, tha Ronaldo që puthi më pas Kiarën gjatë ditës së sotme.
Së fundmi, Luizi ka bërë një deklaratë së fundmi për moderatoren Kiara Tito.
“Është e mirë shumë, më rregullon ditën, ëmbëlsirë. U çova sot dhe i shkova te krevati”, i tregoi Luizi-Herionit.
Olta Gixhari, banorja e Big Brother VIP mendon se do të ishte shumë e vështirë të krijohej një lidhje mes Luiz Ejllit dhe Kiara Titos. Moderatorja ia ka bërë të qartë se nuk do të krijojë lidhje, por Luizi nuk heq dorë.