Duket se hipoteza e transferimit të Neymar te Juventus nuk është thjeshtë një thashethem merkatoje. Pas zërave pak ditë më parë, sot ka ardhur një tjetër konfirmim nga Spanja, konkretisht nga ‘El Mundo Deportivo’.
Kjo e përditshme ka shkruar se ‘zonja e vjetër’ po mendon për afrimin e një tjetër ‘ylli’ në skuadër pas Cristiano Ronaldo-s dhe De Ligt. Gjithsesi pengesë për momentin është shifra e çmendur që kërkon Paris SG dhe për këtë arsye skuadra italiane po mendon një tjetër mundësi.
Sipas El Mundo Deportivo Juventus do t’i ofrojë klubit parisien Paolo Dybala-n, një afeksion të tyre dhe Blaise Matuidi-n, mesfushorin i cili më herët ka qenë pjesë e kampionëve të Francës. Në ditët në vijim pritet të shihet nëse drejtuesit e Juventusit do të bindin ato të Paris SG.
thjesht* pa "ë" analfabetë.
Përgjigju